NËNTË YJE QË KANË DOMETHËNIEN E SUKSESIT
Njerëzit e suksesshëm në Tokë janë si yjet në qiell. Ata ndiqen nga njerëzit të cilët nuk mund ta gjejnë rrugën në errësirë. Atëherë kur yjet shuhen, edhe ata të cilët e dinë rrugën pothuajse do ta humbasin atë.
Njerëzit e suksesshëm janë si fanarë në rrugë. Ata janë diell i jetës dhe shpëtim për mbarë njerëzimin. Kur dielli ta humbasë shkëlqimin e tij dhe të shndërrohet në errësirë, atëherë edhe jeta do të zhduket. Pasi që fanarët të shuhen, anijet do ta humbasin drejtimin, ndërsa kapitenët e tyre nuk do të mund të orientohen në atë çrregullim.
Yjet e suksesit i ndjek çdonjëri i cili dëshiron që të kontribuojë me veprimtarinë e tij në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzimit, e kështu do t’i sigurojë vetes një përkujtim të bukur pas vdekjes
së tij.
YLLI NUMËR NJË:
FATI IM ËSHTË NË DUART E MIA
“Të rrahurit e zemrës pohojnë,
se jeta matet me minuta dhe sekonda,
ngritja vetes një përkujtim pas vdekjes,
sepse përkujtimi për njeriun është jetë tjetër”.
Shpresoj se do të gjesh për vete një vend të qetë ku do t’i lexosh këto reshta. Lirohu nga gjithçka dhe përkushtoju vetëm asaj që do të lexosh, përkushtoju vetëm asaj që kërkohet prej teje të bësh. Koncentrohu me mua plotësisht dhe me sinqeritet.
Paramendo se gjendesh me një grup njerëzish në përcjelljen e kufomës së njërit prej miqve të tu të dashur. Ndalu mbi varrin e tij dhe mendo se edhe ti do të hysh në varr. Mendo dhe logjiko thellë. Mendo që po ta falin ty namazin e xhenazes. Çka
kishe dashur ti që t’i dëgjosh njerëzit duke folur për veprat dhe për të arriturat e tua.
Mendo se cilat janë ato gjëra të cilat do ta kishin ndryshuar jetën tënde dhe jetën
e të tjerëve.
Tani ndalu… kujdes, bëhu i vetëdijshëm se tani ti je i gjallë.
DHUROJA SHPIRTIT TËND IMAGJINATËN
Në çastin kur ndalesh mbi varr, tek ti do të shuhet çdo ndjenjë e xhelozisë dhe lakmisë. Në çastin kur dëgjoj vajtimin e mikut për shkak të ndarjes me të dashurit e tij, edhe zemra ime venitet nga pikëllimi duke u solidarizuar me të. Në atë çast e di me siguri se atë mund ta ndihmojnë vetëm veprat e mira dhe në ato çaste vetëm mendoj për atë Ditë të Madhe, për ditën e dhënies së llogarisë para Allahut të Lartëmadhëruar.
Në çastin kur shpirti i dorëzohet imagjinatës, ti orientoje atë nga kufoma jote. Logjiko për jetën tënde dhe për situatën, sepse thjesht, nuk ke ndonjë rast që të bësh apo të ndryshosh diçka; pikërisht në atë çast mund të ndiesh se fati yt është në duart e tua dhe dorëzoju plotësisht imagjinatës tënde të lirë dhe paramendoje vdekjen tënde..
Ishte një njeri… më pas shkruaj veprat e tua dhe kontributin tënd. Shkruaje edhe atë që dëshiron ta lësh pas vetes për njerëzimin, si edhe atë që dëshiron të përgatitësh për veten tënde. Si është plani yt për ardhmërinë e mëtejshme? E më pas… a mund ta paramendosh veten tënde për njëzet vitet e ardhshme?
MINUTAT MË TË VLEFSHME
Në çastet kur mbetesh në vetmi dhe kur e dëgjon zërin tënd të brendshëm, do të dëgjosh se si të pyet për gjendjen në të cilën jeton, për gjendjen të cilën e dëshiron, të pyet edhe për atë se çfarë dëshiron nga kjo jetë. Këto janë pyetje të cilat shumë njerëz ia parashtrojnë vetes së tyre. Më pas vërejnë se si koha iu ka kaluar e kështu e kritikojnë fatin dhe njerëzit e tjerë për gjendjen në të cilën gjenden.
E sa janë ata njerëz të cilët kur t’iu vijë momenti i fundit i vdekjes dëshirojnë që të bëjnë sa më shumë vepra të mira, pikërisht ashtu siç ka treguar edhe Allahu në Kur’anin Fisnik: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë. (edh-Dharijat, 56).
Kjo është një vërtetë e madhe kuranore dhe me siguri jeta e njeriut në Tokë mund të jetë e drejtë vetëm nëse njeriu e ka njohur faktin se fati i tij gjendet në duart e tij dhe se duhet adhuruar verëm Krijuesi që është Një, Allahu i Lartëmadhëruar.
Zgjidh ndërmjet suksesit të shekullit të njëzetenjëtë dhe suksesit margjinal
Suksesi i shekullit të njëzetenjëtë
Njeriu i suksesshëm, dëshirat e të cilit janë qëllimet e larta dhe iluminizmi i njerëzimit.
I suksesshmi është lindur në vitin 1420 Hixhrij.
I përfundoi studimet me sukses, me një mesatare të shkëlqyeshme.
Në ujërat martesore rrallëherë notoi me grua të suksesshme. Dyzet vite i shërbeu umetit të tij. Ishte pjesëmarrës në shumë projekte të suksesshme, e shfrytëzoi mjaft rastin e tij, i zhvilloi talentet e tij, punësoi shumë njerëz në projektet e tij të suksesshme. Motoja e tij e dashur ishte: Për mua, feja është më e rëndësishmja në jetë.
Jetoi shtatëdhjetë vite me plot vepra, punë dhe orvatje të suksesshme, pra jetoi i suksesshëm. Pasi që u shpërngul në botën tjetër, të tjerët u pikëlluan për të.
Pra u lind në vitin 1420 sipas hixhrit dhe u shpërngul në ahiret në vitin 1490 sipas hixhrit, ndërsa përkujtimet për të jetojnë në zemrat e njerëzve.
Suksesi margjinal
Njeriu mesatar, dëshirat e të cilit janë çështjet e parëndësishme dhe mashtrimi i njerëzve
Njeriu mesatar u lind në vitin 1420 sipas hixhrit. Ai ishte me sukses mesatar gjatë studimeve dhe u martua me një grua mesatare. Periudhën kohore prej dyzet viteve e harxhoi duke mos pasur në të asgjë që të mund të veçohet. Ishte pjesëmarrës në shumë projekte në të cilat nuk pati aq sukses. Nuk i shfrytëzoi rastet, nuk i zhvilloi e as që i përparoi talentet e tij, nuk bashkëpunoi me cilindo në ndonjë punë të mirë. Motoja e tij e dashur ishte: Mua nuk më intereson kjo aspak. Jetoi shtatëdhjetë vite pa ndonjë
qëllim dhe pa ndonjë plan. Jetoi pa ndonjë vendosmëri dhe këmbëngulësi, andaj jetoi në margjinë. U shpërngul në ahiret mjaft thjesht dhe askush nuk u pikëllua për të.
Themi se është lindur në vitin 1420 sipas hixhrit, mirëpo ai gjatë jetës së tij tanimë ishte shpërngulur në ahiret, pra që në vitin 1440 sipas hixhrit, ndërsa e kanë varrosur në vitin 1490 sipas hixhrit.
TE LUTEM PËRGJIGJU SE CILI ËSHTË MISIONI YT NË KETË BOTË
Nëse nuk e njeh veten, nëse nuk e di se çka dëshiron në të vërtetë, do të futesh në rrethana të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm do ta
hartojnë jetën tënde, ndërsa ti do të kujdessh për çështje të tjera rutinë të cilat do të ta mbysin shpirtin dhe do të kalosh raste të shumta kur ti do të bëhesh vetëm si një anije që lundron pa kurrfarë busulle.
Misioni yt duhet të mbështetet në këto që vijojnë:
- në themelet e parimeve dhe vlerave të vërteta të tuat;
- në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të përgjithshme të tuat në segmentet e ndryshme të jetës;
- në atë që është më origjinale dhe më e mirë në shpirtin tënd, në lidhjen e fuqishme me shpirtin dhe me personalitetin tënd;
- në aftësi dhe mundësi të cilat do të mund t’iu dhurosh edhe të tjerëve;
- në rivendosjen e harmonisë dhe masës ndërmjet detyrimeve dhe roleve të tua në jetë;
- në ndezjen e nxitjes së brendshme, por jo vetëm për ti mahnitur të tjerët.
Me të vërtetë, njerëzit e suksesshëm çdoherë janë para sfidës së madhe ëndërrore, ndërsa ata të pasuksesshmit çdoherë para sfidës së
mashtrimit ose devijimit të madh. Pasi që ta transkriptosh misionin tënd jetësor, atëherë jeto me të dhe zbatoje atë në mënyrë praktike
dalëngadale. Po ashtu, përcakto edhe kohën për fillimin e misionit tënd, si dhe kohën për përfundimin e misionit në fjalë.
Misionin tënd skalite thellë në zemrën dhe mendjen tënde, e më pas shndërroje atë në realitet. Ja, ky është shpirti i vërtetë i shkathtësisë së suksesit.
PËRGJIGJU DY PYETJEVE
Pyetja e parë: Ku je tani dhe ku dëshiron të jesh? A e ke lexuar rrëfimin për shpëtimtaren Lewis Carrol “Liza në botën e çudirave”. Aty do të mund të lexosh se Liza e pyet macen se ku është rruga:
“Të lutem, duhet medoemos që unë të di se ku e kam të domosdoshme të shkoj”? Macja e pyeti se ku dëshiron të shkojë ajo. Ajo u përgiigj dhe i tha: “Nuk e di”! Macja iu përgjigj: “Pasi që është ashtu, atëherë shko ku të duash”.
Me të vërtetë, për të arritur në çfarëdo vendi nuk është i nevojshëm kushedi se çfarë angazhimi dhe mundimi. Mos bën diçka që nuk ka kuptim, diçka që është e pavlefshme. Pra, nëse dëshiron të arrish deri në një vend të caktuar, atëherë para se gjithash, medoemos duhet ta dish se ku gjendesh! Medoemos duhet të dish se ku dëshiron të shkosh! Medoemos duhet ta dish rrugën që do të të shpie deri atje. E nëse nuk e di se në cilin liman je drejtuar, atëherë do të të bartë çfarëdo ere. Që të jetojmë në mënyrën më të mirë dhe më të bukur të mundshme, atëherë ne, para së gjithash, duhet ta kuptojmë shumë mirë botën përreth nesh. Pra, medoemos duhet të bëjmë gjithçka që ta ndryshojmë atë në më të mirë. Dije se ti je ai i cili sjell vendime për vetveten, e jo dikush tjetër për ty.
Pyetja e dytë: Kush vendos se çka do të bëhesh ti? Kjo është pyetja më e vështirë për shumë njerëz dhe shumë njerëz nuk mund t’iu përgjigjen plotësisht këtyre pyetjeve mjaft të rëndësishme.
Dije mirë se para teje janë dy zgjidhje: ose ti do të zgjedhësh për veten, ose do të lejosh që të tjerët të zgjedhin për ty: “Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur”. (Muhamed, 17).
Këta janë njerëz të cilët kanë zgjedhur për veten e tyre që të ecin në Rrugën e Drejtë, në Rrugën e Allahut, ndërsa Zoti iu ndihmon në atë rrugë. Po ashtu Allahu thotë: “E, sa i përket atij që jep dhe ruhet; Dhe vërteton bindshëm për më të mirën; Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti): Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën; Ne do ta përgatisim për më të vështirën”. (el-Lejl, 5-10).
Me të vërtetë, njeriu posedon në shpirtin e tij dy rrugë, e është ai që vendos dhe përcakton pa ndonjë presion se çfarë dëshiron të bëhet.
E ti mendo mirë për detyrat dhe rolin tënd, si dhe përcakto qëllimin për çdo rol. Gjithashtu, përcaktoji vetes rolin fitues, e assesi rolin e
sakrificës, sepse atëherë do ta njohësh se fati yt është në duart e tua.
GJITHÇKA POSEDON DY ANË (PLANIN DHE REALIZIMIN)
Po qe se mendon për ndërtimin e shtëpisë, atëherë së pari ndërtoje atë në kokën tënde dhe planifiko gjithçka që duhet, ashtu siç ti e dëshiron shtëpinë. Më pas, ato mendime orientoji në planin përgatitor, e pastaj sipas planit filloje ndërtimin.
Pra, të gjitha këto planifikoji para se ta fillosh ndërtimin. Pas kësaj formoji vetes një pamje tjetër: ajo është fotografia reale, fotografia e cila mbështetet në pamjen e parë. Në fillim duhet të kesh një skenë se si do të duket ai vend. Po ashtu, po qe se deshiron që edhe biri yt të ngrihet dhe të mësojë se medoemos duhet ta marrë në mënyrë graduale vetë përgjegjësinë për vetveten, atëherë atë qëllim duhet ta mbash para vetes, madje edhe në kohën kur të komunikosh me të. Po qe se vepron në atë mënyrë, atëherë qëndro i sigurt se ai as që do të mendojë për t’i refuzuar dhe për t’i shlyer kujtimet ndaj përgjegjësisë.
Prandaj, mendo se si duhet të sillesh në shekullin e njëzetenjëtë: “Fati është në duart e mia”.
Cili është katrori yt?
Urgjente
E rëndësishme |
Urgjent | Nuk është urgjent |
E rëndësishme | Krizat, problemet, projektet në kohë të caktuar, përgatitjet | Përgatitja për të ardhmen, planifikimi
Progresi Përsosja personale, Përforcimi i lidhjeve dhe raporteve, Mbjellja e vlerave të vërteta Parandalimi i problemeve të pritura |
Nuk është e rëndësishme | Shkëputje e lidhjeve dhe raporteve. Bisedat, korrespodencat dhe raportet, takimet, tubimet, rënia e kualiteteve. | Harxhim i kohës, aktivitete joserioze. harxhim i kohës. |
Nën llupë
Katrori numër një: menaxhim | Katrori numër dy: kualitet dhe shkathtësi për të menaxhuar |
· Arrihet deri te formimi i bindjes imagjinare se çështjet janë njëkohësisht edhe urgjente, por edhe të rëndësishme. | · Vëren se cilat punë janë të rëndësishme, por nuk janë urgjente;
· Hapësira e planifikimit në rrugë më të gjatë;
· Strategjia dhe përgatitja: · Fokusim në çështjet që janë në të ardhmen më të rëndësishme; |
· Fjala është për katrorin e varësisë nga çështjet urgjente: bëhesh i varur nga zgjidhja e situatave të rënda, fiton një bindje se je i zënë me punë dhe detyrime të rëndësishme, megjithatë ajo ndjenjë në të vërtetë është gënjeshtër. | · Zbatimi në praktikë i përmbajtjes së këtij katrori do të ndërtojë dhe do të zhvillojë tek ne aftësi dhe shkathtësi efikase që të punojmë në mënyrë sa më kualitative në të tashmen dhe në të ardhmen.
· Moszbatimi i përmbajtjes së këtij katrori, sjell zgjerimin e përmbajtjes dhe sipërfaqes së katrorit numër një, ndërsa realizimi i tij sjell zvogëlimin e përmbajtjes dhe sipërfaqes së katrorit numër një. *Ky katror nuk na menaxhon dhe nuk na sundon ne, përkundrazi, ne e sundojmë atë. |
Katrori numër tre: vetëmashtrim | Katrori numër katër humbje |
· Ky katror i përngjan katrorit numër një. Ai përmban çështje të cilat janë urgjente, por jo edhe të rëndësishme.
· Varësia nga urgjenca dhe ndjenja e rrejshme për të rëndësishmen. · Aktivitetet prezente iu dedikohen njerëzve të tjerë. · Ne harxhojmë shumë kohë në përmbajtjen e këtij katrori, me qëllim që t’iu përgjigjemi prioriteteve të njerëzve të tjerë, e jo që t’iu përgjigjemi kërkesave të prioriteteve tona. · Eshtë prezente një ndjenjë e rrejshme se bëhet fjalë për përmbajtjen e katrorit numër një. |
· Aktivitetet të cilat nuk gëzojnë as rëndësi, e as punë të përqendruar dhe mundimplote;
· Ndjenja e frikës për shkak të shumë detyrime- ve të cilat i bartin me vete katrorët numër një dhe numër tre, si dhe për shkak të asaj ndjenje frikshmërie ikim me shpejtësi në përmbajtjen e katrorit numër katër, ashtu që të shpëtojmë nga puna e madhe. · Ky katror udhëzon dhe të çon në përtaci dhe pakujdesi shpirtërore. · Ky katror në fiilim të ofron ndjenjën se si të pushosh, madje kinse se je edhe fatlum. Megjithatë, së shpejti pas kësaj do ta vëresh edhe vetë se kjo nuk është një ndjenjë serioze dhe e vërtetë. |
Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil