Erdoğan: Turqia do të fillojë të përdorë gazin e saj të Detit të Zi vitin e ardhshëm

Turqia po krijon një bazë energjetike në Detin e Zi, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se gazi natyror në këtë det do të jetë i disponueshëm për t’u përdorur vitin e ardhshëm.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë një ceremonie të nisjes së furnizimit me gaz, në të cilën ai mori pjesë nëpërmjet video-konferencës, për katër rrethe të provincës Kastamonu të Detit të Zi, Bozkurt, Abana, Cide dhe Inebolu.

Lidhur me gazin natyror të Detit të Zi, ai tha se ka përfunduar shpimi i nëntë prej dhjetë puseve që përbëjnë fazën e parë në fushën e gazit Sakarya.

“Ne kemi përshpejtuar punimet që do të lidhin gazin natyror të Detit të Zi … me sistemin e vendit tonë”, tha ai, duke shtuar: “Me përfshirjen e gazit vendas në proces, Turqia bëhet një vend prijetar, ku formimi i çmimit referencë sigurohet brenda rajonit”./AA/

Artikulli paraprakDjaloshi musliman 11-vjeçar shënoi rezultatin më të lartë të IQ-s, duke mposhtur Ajnshtajnin dhe Hawking
Artikulli tjetërFinancial Times: Si varfëria dhe premtimet e rreme po i joshin shqiptarët që të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar

Comments are closed.