Turqia po krijon një bazë energjetike në Detin e Zi, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se gazi natyror në këtë det do të jetë i disponueshëm për t’u përdorur vitin e ardhshëm.
Komentet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë një ceremonie të nisjes së furnizimit me gaz, në të cilën ai mori pjesë nëpërmjet video-konferencës, për katër rrethe të provincës Kastamonu të Detit të Zi, Bozkurt, Abana, Cide dhe Inebolu.
Lidhur me gazin natyror të Detit të Zi, ai tha se ka përfunduar shpimi i nëntë prej dhjetë puseve që përbëjnë fazën e parë në fushën e gazit Sakarya.
“Ne kemi përshpejtuar punimet që do të lidhin gazin natyror të Detit të Zi … me sistemin e vendit tonë”, tha ai, duke shtuar: “Me përfshirjen e gazit vendas në proces, Turqia bëhet një vend prijetar, ku formimi i çmimit referencë sigurohet brenda rajonit”./AA/
Comments are closed.