Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se Banka Qendrore e Turqisë ka rezerva valutore prej 95 miliardë dollarësh.
Erdogan foli në një kongres të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetin perëndimor turk Izmir, duke kritikuar përfaqësuesit e Partisë Republikane të Popullit (CHP) të opozitës.
Ai reagoi ndaj deklaratave të udhëheqësve të partisë në kontekstin se Turqia duhet të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Presidenti turk kujtoi se duke marrë qeverinë, ata gjithashtu morën përsipër borxhin e Turqisë ndaj FMN-së, i cili më pas arriti në 23.5 miliardë dollarë dhe se në maj 2013, ata e zeruan atë borxh.
“Ne nuk kemi më një borxh ndaj FMN-së. Ata na thonë ‘shkoni dhe merrni hua nga FMN’. Por kjo tregon karakterin e tyre. Ata thonë se rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë janë në zero. Ata madje shkuan më tej, duke pretenduar se ishin nën zero”, tha Erdogan, duke shtuar:
“Me mbërritjen tonë, Banka Qendrore kishte 27.5 miliardë dollarë rezerva valutore dhe aktualisht ato arrijnë në 95 miliardë dollarë.” /tesheshi.com/