Erdoan: Këtë vit Turqia do të përjetojë një hov të lartë ekonomik

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se viti 2017 do të jetë viti i hovit të ekonomisë turke.

Erdoan mori pjesë dhe mbajti një fjalim në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD) që u zhvillua në Qendrën e Kongreseve në Haliç.

Erdoan i bëri thirrje biznesmenëve të mbledhin të gjitha mundësitë dhe kurajën dhe të investojnë dhe shtoi: “Prodhoni, sfidoni kufijtë e eksportit dhe rrisni punësimin edhe ju fitoni edhe vendi ynë fiton”.

Presidenti i Turqisë tha se rritja e bursës së Stambollit dhe ulja e kursit të këmbimit, rritja e tregut dhe shitjeve të pajisjeve elektro-shtëpiake tregon besimin ndaj ekonomisë turke.

Qarku i ekonomisë ka filluar të rrotullohet më shpejt, tha Erdoan dhe shtoi: “Dua ti bëj thirrje të gjithë biznesmenëve tanë; Nëse vlerësojmë vendin tonë, nëse e duam vendin tonë, nëse duam të lajm detyrimin që i kemi territoreve tona, tani është koha për tu venë në veprime. Ne do të punojmë më shumë” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Artikulli paraprakBanka Botërore: Turqia, vend shembullor në fushën e energjisë gjeotermike
Artikulli tjetër“Dielli i Turqisë” prezantohet në panairin “Intersolar Europe” të Mynihut