Eksportet me Kosovën bien 23 për qind, me Serbinë rriten 34 për qind

Profili i eksporteve shqiptare drejt Serbisë dhe Kosovës ka pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë 11-mujorit.

Sipas të dhënave nga doganat shihet se shitjet e mallrave shqiptare në Serbi kanë shënuar një rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga 2.9 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve në janar-nëntor të 2015, në të njëjtën periudhë të 2016-s ata kaluan të 4 miliardë lekët. Në të kundërt, ekspansioni i shitjeve në Kosovë nga bizneset vendase ka rënë ndjeshëm.

Gjatë së njëjtës periudhë u eksportuan 14.8 miliardë lekë mallra nga 19.5 miliardë lekë që u eksportuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rënie 23%.

Nga statistikat e INSTAT shihet se, me Serbinë janë dyfishuar eksportet e produkteve të peshkut. Gjithashtu, janë rritur ndjeshëm eksportet e perimeve dhe këpucëve.

Tregtia me Serbinë shihet të jetë nxitur këtë vit edhe nga një relaksim i marrëdhënieve mes dy vendeve pas vizitave të shpeshta të kryeministrit Edi Rama me vendin fqinjë, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’. Ndërsa tregtia me Kosovën vijon të vuajë pasojat e një konkurrence për shkak të profilit të njëjtë prodhues që kanë të dy vendet

Artikulli paraprakEurozona lehtëson borxhin grek
Artikulli tjetërVendet me borxhin më të madh dhe më të ulët për frymë