Ekonomia gjermane do të ngecë në tremujorin e parë, sipas Ifo

Ekonomia gjermane do të ngecë në tremujorin e parë të vitit, deklaroi Klaus Wohlrabe, ekonomist në Ifo Institute.

“Ekonomia gjermane po e fillon vitin me pak besim,” tha Wohlrabe, duke shtuar se vonesat në dërgesën e vaksinave të COVID-19 po shtojnë pasigurinë.

Morali i biznesit gjerman ra me më shumë sesa pritej në janar ndërsa një valë e dytë e COVID-19 çoi në ndaljen e një rimëkëmbje në ekonominë më të madhe të Europës.

Instituti Ifo tha se indeksi i tij i klimës së biznesit ra në 90.1 në janar nga 92.2 në Dhjetor.

“Vala e dytë e koronës ka ndalur përkohësisht rimëkëmbjen e ekonomisë gjermane,” tha Presidenti i Ifo Clemens Fuest në një deklaratë.

Masat e hershme të qeverisë për shpëtimin dhe stimulimin ndihmuan në zvogëlimin e tronditjes së pandemisë në Gjermani vitin e kaluar, kur ekonomia u tkurr me 5.0%, më pak sesa pritej dhe një tkurrje më e vogël sesa gjatë krizës globale financiare.

Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e shteteve federale ranë dakord javën e kaluar për të zgjatur një bllokim deri në mes të shkurtit ndërsa Gjermania, dikur e parë si një model për të luftuar pandeminë, lufton me një valë të dytë të infeksioneve./Reuters

Artikulli paraprakMastercard për të rritur tarifat për blerjet në Mbretërinë e Bashkuar nga BE
Artikulli tjetërPërse WhatsApp i shtyu me tre muaj rregullat e reja të privatësisë?