Efekti i Ramazanit argumenton se feja ndikon paralelisht në ekonomi

Ramazani u bën thirrje muslimanëve që të vënë në praktikë vetëdisiplinën dhe sakrificën, si dhe të tregojnë dhembshuri ndaj të varfërve dhe skamnorëve, përmes agjërimit. Disa mund të mos e kuptojnë se përveç përfitimeve shëndetësore dhe shpirtërore, Ramazani vjen edhe me përfitime ekonomike.

Ramazani është i vetmi muaj në kalendarin islamik, i cili i përgjigjet dy nga pesë shtyllat e Islamit, që janë Zekatul-Fitri dhe agjërimi. Zekati është një formë e lëmoshës së detyrueshme ose “taksë” në Islam. Për dallim nga sadakaja ose akti i dhënies vullnetare, vitri është një bamirësi që merret për të varfërit dhe është e obliguar që muslimanët ta paguajnë deri në fund të Ramazanit.

Ramazani konsiderohet një muaj i bekuar gjatë të cilit, muslimani shpërblimet për veprat e mira dhe bujaria në këtë muaj, shumëfishohet. Profeti (a.s.) ishte më bujari nga të gjithë njerëzit dhe ai ishte më bujar në Ramazan.

Agjërimi shoqërohet edhe me konsum më të ulët të ushqimit. Por si ka mundësi që kjo të ndikojë në rritjen e çmimeve të ushqimeve, kur dihet se rritja e kërkesës ndikon që çmimet të rriten? A do të thotë kjo se muslimanët në të vërtetë kërkojnë më shumë ushqim gjatë Ramazanit?

Tema e rritjes së çmimeve të ushqimeve gjatë Ramazanit është aktualizuar shumë në pesë vitet e fundit dhe mund të rishfaqet edhe këtë vit. Bazuar në raportet e kaluara, disa nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhen me rritjen e kostove të inputeve, mungesën e ofertës, manipulimin e çmimeve nga furnitorët dhe kërkesën e lartë nga klientët.

Le të hedhim një vështrim modelit të konsumit të muslimanëve gjatë Ramazanit. Një analizë e Google mbi kërkimet në mediat sociale dhe një anketë mes 1500 njerëzve në një vend me shumicë muslimane zbuloi se ushqimi ishte tema kryesore gjatë Ramazanit.

Interesi i grave për ushqimin u rrit me 44 për qind dhe fokusi i tyre ishte te ëmbëlsirat dhe recetat, ndërkohë që interesi i burrave për ushqimin u rrit me 70 për qind dhe fokusi ishte tek ushqimet e skarës dhe në ndeja argëtimi.

Për ironi, ushqimi është komercializuar më shumë gjatë Ramazanit se në çdo muaj tjetër. Reklamat e ushqimit janë masive dhe shoqëroheshen me promovime dhe oferta specifike. Shumë restorante dhe kafene funksionojnë me orar të zgjatur deri në syfyr.

Është vërtetuar se 83 për qind e familjeve kanë ndryshuar zakonet e tyre të konsumimit të ushqimit gjatë Ramazanit. Faturat e ushqimit u rritën me 50% deri në 100% dhe konsumi i ushqimit në Ramazan përbën 15% të shpenzimeve vjetore të ushqimit.

Konsumi i ushqimit ka arritur në një pikë të lartë të mbetjeve ushqimore. Është raportuar se ka pasur një rritje prej 40 tonësh mbetje të grumbulluara në 10 ditët e para të Ramazanit të kaluar. Vetëm gjatë Ramazanit, janë 20,088 tonë ushqim që harxhohen çdo ditë, e cila është e mjaftueshme për të ushqyer 1½ herë më shumë sesa popullsia e Malajzisë.

Nivelet e shpenzimeve në Ramazan rritën në mënyrë dramatike, ndërsa muslimanët blejnë ushqime, dhurata dhe veshje për festën e Bajramit. Shpenzimet e Ramazanit vlerësohen të jenë më shumë se 200 milionë funte për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliarda në të gjithë botën muslimane.

Rëndësia e Ramazanit është studiuar edhe në bursë. Një analizë e aksioneve e bazuar në 15 vende gjatë viteve 1989-2007 zbuloi se mesatarisht, kthimet e aksioneve janë nëntë herë më të larta se periudhat e tjera të vitit për shkak të “Efektit të Ramazanit”. Në një studim të mëvonshëm, i realizar në vitin 2016, u gjetë një përzierje e rezultateve pozitive dhe negative brenda tre grupeve të veçanta të vendeve me shumicë muslimane.

Si përfundim, Ramazani ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomi. Pavarësisht se Ramazani është muaj agjërimi, ekziston një sasi masive e mbeturinave ushqimore. Nuk është rastësi që rritja e çmimeve të ushqimeve dhe kërkesa e lartë për ushqime, kanë ndodhur së bashku gjatë muajit të Ramazanit.

Bizneset ushqimore mund të përfitojnë duke shfrytëzuar ofertën dhe duke rritur çmimet e ushqimeve. Mësimi këtu qëndron tek identifikimi i një strategje për të menaxhuar në mënyrë efikase grumbullimin e ushqimit dhe tek mënyra për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.

Nga ana tjetër, edhe muslimanët po japin gjithnjë më shumë për bamirësi gjatë Ramazanit. Banka Botërore ka vlerësuar se fondet globale të Zekatit arrijnë në 600 miliardë dollarë çdo vit dhe 85% mblidhen gjatë Ramazanit. Ky “likuiditet i Zekatit” është vendimtar në kohë vështirësish ekonomike dhe kjo paketë stimuluese miliardë dollarëshe e Zekatit mund të shpërndahet globalisht për të arritur Objektivin numër 1 të Zhvillimit të Qëndrueshëm – zhdukjën e varfërisë.

Ramazani dëshmon se feja vijon paralelisht me ekonominë. Muslimanët duhet të përfitojnë nga kjo duke zhvilluar një ekonomi etike dhe të qëndrueshme./nst/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakAlternativa e gazit nga Rusia: a është Algjeria zgjidhja?
Artikulli tjetërPse jeni më efikas kur keni më shumë përgjegjësi?