Efektet pozitive të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë

1- Kjo përvojë ka treguar se shtresa të gjëra të muslimanëve në shoqëritë islame dëshirojnë, madje kërkojne një aleternativë islame pranë bankave me kamatë. Këtë fakt e ka vërtetuar interesimi i madh pranë degëve islame në kushtet e mungesës së bankave të mirëfillta islame.
2- Hapi i bërë nga bankat me kamatë për hapur degë islame në bankat e tyre është argument se këto banka e kanë pranuar suksesin e sistemit bankar islam duke hedhur poshtë legjendën e ngritur nga Perëndimi se nuk mund ketë aktivitet ekonomik pa u bazuar mbi normën e interesit. Nga ana tjetër hapja e degëve bankare islame në Perëndim është një marketing i mirë për Islamin dhe një përgjigje konkrete për ata që kanë dyshime rreth vlefshmërisë së zbatimit të Islamit në jetën praktike, madje ndoshta kjo mund të ndihmojë në pakësimin e armiqësisë karshi bankave islame.
3- Degët bankare islame pranë bankave me kamatë mund të jenë një hap pozitiv drejt kalimit në një sistem bankar islam. Gjithashtu suksesi i treguar prej këtyre degëve mund të bëhet shkak për trasforimimin e bankave me kamatë në banka islame. Por që kjo të bëhet realitet ka nevojë që të vëzhgohet nga afër ky fenomen në mënyrë që të mos mbetet vetëm një fenomen formal që ka për qëllim vetëm përtharjen edhe më të madhe të parave dhe pasurisë së muslimanëve.
4- Lejimi i krijimit të degëve islame në një numër vendesh arabe dhe islame tregon se autoritetet financiare të këtyre vendeve kanë filluar të binden – dhe për këtë falënderimi i takon Allahut- në lidhje me dobinë dhe suksesin e sistemit bankar islam, si për rëndësinë e bankave islame dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Gjithatu të binden që bankat islame në vërtetë janë forcë shtyrëse mjaft e fuqishme për ekonomitë e vendeve në zhvillim për të tejkaluar pengesat që hasin në sigurimin e kapitalit të nevojshëm.
5- Hapi i bankave me kamatë për të hapur degë islame do t’i bëjë ato që të vendosin teknologjinë dhe përvojën e tyre në funksion të kësaj fushe në mënyrë që të zhvillojë dhe të vendosë në eficencë shërbimet bankare me bazë islame.
6- Rritja e interesit për shërbimet bankare islame dhe format e investimit sipas normave islame do të sjellë në rrafshin afatgjatë zgjerimin e rishpërndarjes së depozitave midis sistemit bankar me kamatë dhe atij me bazë islame, ku pari do të zgjerohet si pasojë e të dytit, nëse ata që kujdesen për sistemin bakar islame do të dinë si ta shfrytëzojnë këtë rast.
Degët islame në bankat me kamatë
Studim nën dritën e Ekonomisë Islame

Dr. Fehd Esh-Sherif
Vijon… Efektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë.

Përktheu Genc Plumbi

Artikulli paraprakDegët islame në bankat me kamatë
Artikulli tjetërEfektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë: