Draghi: Brexit është kërcënim për rimëkëmbjen e ekonomisë së eurozonës

Prania e Britanisë së Madhe në BE është në përfitim të të dyja palëve, vlerësoi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, duke garantuar se një Brexit do të përbënte vetëm një rrezik të limituar për rimëkëmbjen e ekonomisë së eurozonës.

“Ne e konsiderojmë praninë e Britanisë së Madhe në BE si pozitive për të dyja palët dhe do të vazhdojmë ta themi këtë në javët në vijim”, deklaroi Draghi gjatë një konferencë për shtyp në Frankfurt.

“Një Brexit është në gjendje të vërë në rrezik rimëkëmbjen e eurozonës? Ekipet tona vlerësojnë se rreziku në këtë rast është i limituar”, theksoi Draghi.

“Në të kundërt është e sigurt që të kemi një luahtshmëri e lartë e tregjeve, si para referendumit dhe me shumë mundësi edhe pas”, vazhdoi shefi i BQE-së.

Artikulli paraprakBankat dhe OJQ’të obligohen t’i detektojnë transaksionet e dyshimta
Artikulli tjetërPekin – Ekonomia kineze ulet në fronin e SHBA-ve