Dispozita e shitblerjes me këste

Dispozita e shitblerjes me këste

Murabahaja bankare bën pjesë në llojin e shitblerjeve me këste, prandaj para se të sqarojmë dispozitën e shitblerjes murabaha,
duhet të sqarojmë edhe dispozitën e shitblerjes me këste.

Perkufizimi terminologjik i tregtisë me këste

Ne terminologjinë e fikhut, juristët islamë i kanë bërë disa perkufizime shitblerjes me këste. Ne po zgjedhim këtë përkufizim:
“Shitblerja me këste është kontrata ndërmjet shitësit dhe blerësit, që nënkupton se malli i dorëzohet blerësit menjëherë, ndërsa pagesa shtyhet në disa afate të prera dhe në secilin afat bëbet pagesa e një shume të caktuar e çmimit të përgjithshëm”.
Nga ky përkufizim mund të përmbledhim se blerja me këste ka tri specifika:
1. Malli dorëzohet menjëhere.
2. Pagesa e borxhit të dalë nga shitja shtyhet (pra, blerësi i mbetet borxh shitësit).
3. Pagesa e vlerës bëhet në këste, në afate të caktuara.

Dispozita sheriatike e shitblerjes me këste

Parim thelbësor në lidhje me të gjitha format e shitblerjeve është se ato janë të lejuara, përveç atyre të cilat ndalohen me citate sheriatike ose me ixhma e kijas të saktë. Tregtia me këste është
prej llojeve të tregtive me borxh dhe tregtitë me borxh parimisht janë të lejuara. Allahu i Lartësuar nëpërmjet ajeteve kuranore ka sqaruar se kontratat e borxhit janë të lejuara.
Pot, tregtia me këste dallon nga kontratat e borxhit në dy çeshtje:
Pagesa e vlerës së mallit nuk bëhet përnjëherë, ashtu si bëhet zakonisht gjatë shitblerjeve me borxh, por në tregtinë me këste pagesa e shumës bëhet pjesë-pjesë (me këste).
Çmimi i mallit gjatë shitjes me këste është më i lartë se kur i njejti mall shitet me para në dorë. Me fjalë të tjera, shitësi zakonisht i vë dy çmime mallit, njëri nëse blihet me para të gatshme dhe tjetri nëse blihet me borxh.
Per të kuptuar dispozitën sheriatike rreth tregtisë me këste, duhet të shqyrtojmë këto dy çështje, se a janë problematike nga këndvështrimi islam apo jo e më pastaj do të kuptojmë edhe dispozitën përfundimtare në lidhje me këtë lloj transaksioni.

Çështja e parë: Pagesa e borxhit në këste

Pagesa e borxhit në pjesë të ndara në jurisprudencën islame është e lejuar dhe nuk ka asnjë pengesë që të kemi ndonjë rezervë ndaj saj, pasi kemi një numer citatesh që aludojnë për këtë. Ndërto është hadithi të cilin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi, se Berira, e cila ishte robëreshë, shkon tek Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të dyja, dhe i thotë: “Kam bërë marrëveshje që të lirohem nga roberia me shumën prej nëntë avakësh argjend, që çdo vit të paguaj një ukije (argjend).
Nga kjo ngjarje kuptohet se pagesa e shumës totale ishte nëntë avakë argjendi, ndërsa ajo do të paguajë me këste, çdo vit një ukije argjend.
Në fakt çështja e bërjes së pagesës me borxh ose pjesë-pjesë nuk ka asnjë pengesë dhe këtë nuk e ka kundërshtuar askush nga fukahatë, prandaj nuk është e nevojshme ta sqarojmë më
tutje.

Çështja e dytë: Shitja e një malli me dy çmime

Vënia e dy çmimeve të përcaktuara mallit, njeri nëse shitet me para te gatshme dhe tjetri nëse shitet me këste, është më e ndërlikuar se çështja e mëhershme, pasi rritja e çmimıt të mallit, nese
shitet me këste, është përballë kohës që ka në dispozicion bleresi për të bërë pagesën. Rrjedhimisht ky shtim është ngritur si problematikë nga disa dijetarë.

Alaudin Abazi

Artikulli paraprakShembulli i shitblerjes murabaha
Artikulli tjetërNjoftim për tatimpagues – Deklaro saktë tatimin!