Dialogu i zhvilluar me sukses: ylli i tetë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit

YLLI NUMËR TETË:
DIALOGU I ZHVILLUAR ME SUKSES

“Duhet ta dimë se ne nuk jemi pronarë të mendjeve të të tjerëve, por mundemi të bëhemi vetëm pronarë të rrugëve të cilat shpien deri tek dyert e mendjes së të tjerëve. Ndoshta na është e ndaluar që të hyjmë tek ato, ndoshta mund edhe të hyjmë, megjithatë nuk duhet të na ndodhë që të na gostitin mendjet e të tjerëve, e që ne të mos arrijmë të realizojmë sukses dhe dialog të besueshëm me ata”.
(Nesibe el Mutavva).

Nëse dëshiroj ta mësoj ndonjërin që të bëhet një inxhinier i suksesshëm dhe profesionist në fushën e elektroteknikës, atëherë do të duhet që ta mësoj atë në mënyrë shumë profesionale dhe të shkëlqyer, pra duhet t’ia mësojë mirë zanatin se si duhet të riparohen makinat e ndryshme elektrike, etj. Njëlloj është edhe me arritjen e suksesit. Medoemos ai duhet të trajnohet mirë për çështjen e zhvillimit të dialogut me të tjerët. Anëtari i ekipit të shkathtësisë së suksesit medoemos duhet të dijë ta udhëheqë dialogun i cili do t’i mundësojë të depërtojë në thellësitë e shpirtit të bashkëbiseduesit, medoemos duhet t’i
njohë fshehtësitë e tij dhe ta gjejë rrugën deri te rezultati i kërkuar. Natyrisht, e gjitha kjo mund të arrihet vetëm nëse e ke plotësuar shkathtësinë e zhvillimit të dialogut me tëtjerët.
Vërtet, qëllimi primar në zhvillimin e dialogut është që ti të dish ta bindësh bashkëbiseduesin tënd që gabimin ose të pavërtetën e tij të mëhershme ta largojë dhe ta pranojë të vërtetën, ndërsa bashkëbiseduesi yt të mos e brengosë ndjenja se ti je më i fuqishëm se ai dhe se për shkak të shkathtësisë tënde e ka ndryshuar qëndrimin tij të gabuar.

BËHU I AFTË NË ZHVILLIMIN E DIALOGUT

Se si duhet të zhvillohet në të vërtetë një dialog apo një bisedë e suksesshme me njerëzit e tjerë, do të mund ta shohim nga Libri i Zotit të botëve, si dhe nga praktika (sunna) e të Dërguarit të Tij, Muhamedit (salAllahu alejhi vesel-lem). Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik na drejtohet përmes principit të dialogut dhe vërtet i paraqet edhe qëndrimet e njerëzve në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Natyrisht, duhet ditur se vetë Allahu ka mundur që edhe t’i mos i përmendë ato në Kur anin Fisnik, ndërsa ne njerëzit, edhe krahas mangësive dhe dobësive tona, edhe pse i njohim në mënyrë sipërfaqësore njerëzit e tjerë, orvatemi fuqimisht dhe me çdo kusht që t’i bindim bashkëbiseduesit tanë në qëndrimet tona, madje duke mos zgjedhur mënyrën dhe mjetet.
Me të vërtetë, dashuria dhe butësia gjatë sjelljeve dhe kontakteve me njerëzit e tjerë paraqet themelin e etikës. Dashuria dhe butësia mund të na sjellin vetëm mirësi, madje ato mund ta zbukurojnë dhe ta përmirësojnë cilëndo situatë. Po ashtu, nëse dashuria është prezent në bisedën dhe dialogun tënd me të tjerët, atëherë ajo do të të ndihmojë që t’i shohësh problemet në një mënyrë mjaft të qetë dhe që të kesh një qasje dhe kuptueshmëri të sinqertë ndaj bashkëbiseduesit, i cili eventualisht mban ndonjë qëndrim të gabuar. E njëjta dashuri do t’i ndihmojë bashkëbiseduesit që t’i tejkalojë në mënyrë të njerëzishme dhe fisnike gabimet dhe qëndrimet e devijuara. Gjithashtu, përnmes një bisede të këndshme dhe të butë arrihet deri te lidhjet e shkëlqyera dhe të fuqishme ndërmjet njerëzve të cilët bisedojnë. Kështu që urtësia dhe mirësia dalin në pah dhe informatat ndërmjet biseduesve do të këmbehen në një mënyrë të shkëlqyer, prej zemrës në zemër, prej mendjes në mendje.

Medoemos duhet të dini një të vërtetë mjaft të rëndësishme, e ajo është se ekziston një largësi e caktuar ndërmjet mendjes sonë dhe mendjes së bashkëbiseduesit tonë. Nëse e zhvlerësojmë këtë pengesë, atëherë nuk do të kemi fuqi që ta kalojmë as pragun e derës, madje edhe nëse e kalojmë atë prag, krahas zhvlerësimit të përmendur, ne assesi nuk do të kemi fuqi që të bëjmë çfarëdo ndryshimi për të mirë në aspektin e qëndrimit dhe mendimit tek bashkëbiseduesi jonë.

RASTI PËR DIALOG

Sipas disa hulumtimeve është arritur në përfundimin se njeriu i cili ka marrë informacione përmes të dëgjuarit, është i aftë për të mbajtur mend vetëm 13% të informatave të atilla në një periudhë prej një muaji, ndërsa i njëjti person, gjithashtu në një periudhë prej një muaji, ka aftësi që të mbajë në mend deri në 70% të informacioneve, të cilat i ka marrë përmes të të parit. Të dhënat më interesante të këij studimi tregojnë se njeriu ka aftëi që, në një periudhë kohore prej një muaji, të mbajë mend deri në 90% të informacioneve të cilat i ka marrë përmes zhvillimit të dialogëve, debateve dhe polemikave.

Argument për këtë mund të jetë edhe një proverb i lashtë kinez, për të cilin thuhet se është e Konfuçios: “Më thuaj diçka, e unë do ta harroj apo ndoshta edhe do ta mbaj mend atë; bisedo me mua, polemizo me mua, e me siguri unë do ta mbaj mend dhe nuk do ta harroj atë”.
Vertet, përparimi më i mirë dhe më efikas në raportet ndërnjerëzore arrihet përmes dialogut të butë dhe të sinqertë. Përmes zhvillimit të një dialogu korrekt dhe të sinqertë mbillen vlera dhe parime të vërteta, si dhe ngrihet dhe edukohet zemërgjerësia njerëzore. Njeriu vërtet ka nevojë për dialog dhe biseda të sinqerta, sepse ai vazhdimisht është i nevojshëm për një bashkëbisedues i cili, përmes bisedës, do të prekë thellësitë e mendjes së tij dhe thellësitë e zemrës së tij.

Përmes dialogut të sinqertë dhe korrekt do ta kuptosh personin pranë teje, do t’i dëgjosh mendimet e tjera, do ti përmirësosh qëndrimet e gabuara dhe do ta thellosh dashurinë dhe harmoninë reciproke me bashkëbiseduesin tënd.

ARITMETIKA E DIALOGUT

Shpeshherë ballafaqohemi me problemin se si dhe në çfarë mënyre duhet t’i paraqesim dhe t’i transmetojmë qëndrimet tona! Po qe se nuk e njohim mënyrën se si duhet ta paraqesim sinqerisht qëndrimin tonë atëherë do të krijohen mosmarrëveshje dhe shamatë, kështu që në skenë do të paraqitet thënia, tanimë e njohur mirë: “Nuk më ke kuptuar aspak”. Po qe se biseda dhe dialogu zhvillohet në këtë mënyrë të gabuar, atëherë kjo do të thotë se nuk ekziston hapësirë për ndjenjat e afërsisë dhe dashurisë. Me këtë rrënohen dhe ndërpriten lidhjet dhe raportet me njerëzit e tjerë dhe në skenë paraqiten karakteristika të padëshiruara, sikurse janë mendjemadhësia, ashpërsia dhe zhurma.

Me këtë (jo) dialog dëshirohet vetëm të mposhtet pala tjetër dhe nuk merret aspak parasysh pasoja përfundimtare se këtu humbasin të gjithë dhe se zemrat mbyten ngadalë.
Kur ne themi: “Atë që kam pasur për të ta thënë, ta kam thënë; kam dhënë giithçka prej vetes time dhe vërtet qëllimi im ishte i mirë dhe i sinqertë,..”, etj., pikërisht këto fjalë flasin mjaft për një qasje të gabuar ndaj palës dhe bashkëbiseduesit tjetër. Këtu është e qartë se nuk mund të zhvillojmë absolutisht dialog.

Dialogu është sikurse një makinë llogaritëse, e cila nuk është asgjë tjetër përveçse një mjet i cili kërkon që në të të futen disa specifikacione të caktuara me qëllim që t’i arrijmë rezultatet e dëshiruara. Përfundimi i kësaj është: çdoherë kur ndonjëri prej nesh gabon në mënyrën e zhvillimit të dialogut, thjesht duhet të mësojë dhe të përmirësohet në këtë çështje, duhet t’i pranojë gabimet e kryera më parë, e më pas ato gabime duhet t’i studiojë me qëllim që të mos i përsërisë në të ardhmen.
Pra, për një njeri punëtor është një detyrë mjaft e rëndësishme aftësimi në zhvillimin e dialogut. Gjithashtu, aktivisti në rrugën e suksesit duhet të dijë se nuk mjaftojnë vetëm qëllimet e mira dhe të sinqerta për t’ia treguar dhe paraqitur qëndrimet e tij bashkëbiseduesit të vet.

NJËZET E NJË SHKATHTËSI TË ZHVILLIMIT TË SUKSESSHËM TË DIALOGUT

Këto janë shkathtësi të rëndomta të cilat nxisin entuziazëm dhe dëshirë që të mësohet zhvillimi i suksesshëm i dialogut. Kemi huazuar një varg titujsh, megjithatë më të rëndësishmet nga këto shkathtësi gjenden pikërisht në Librin e Allahut, në Kur’anin Fisnik, si dhe në sunnetin (praktikën) e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit salallahu
alejhi ue selem.

Do t’ua paraqesim në përmbajtjen e dy tabelave, prej të cilave njëra tabelë tregon për shkathtësitë, ndërsa tabela tjetër tregon për burimet dhe argumentet.

TABELA E SHKATHTËSIVE

  1. Përcakto!

Përcakto se kur dhe si të dëgjosh; përcaktoje qëllimin tënd, përcaktoji vetes tënde se a do të bëhesh ai i cili do të udhëhegë dhe do të zhvillojë dialog dhe do t’i ndryshojë mendimet e huaja të gabuara, apo do të bëhesh ai i cili nuk udheheq dhe nuk zhvillon dialog dhe rezultatet e të cilit janë të pasuksesshme.

2. Afërsia e vërtetë

Përgatiti një vend bashkëbiseduesit tënd. Mos e përbuz dhe mos i bërtit asnjëherë. Tregoji se e do vërtet, tregoji se ti e do atë pa kurrfarë interesash dhe pa kurrfarë kushtëzimesh. Të gjitha këto sjellje do të të sjellin afërsi të vërtetë me bashkëbiseduesin tënd.

3. Vëre veten në vendin e tij!

Që të arrish ta bindësh me sukses bashkëbiseduesin tënd për qëndrimet e tua, atëherë para së gjithash duhet që ta vësh veten në pozitën e tij apo ta futësh veten nën lëkurën e tij. Ti medoemos ta kuptosh atë plotësisht dhe nga ajo pozitë t’i flasësh për bindjet dhe qëndrimet e tua.

4. Fillo nga qëndrimet me të cilat pajtoheni!

Lejoje bashkëbiseduesin tënd që ta ndiejë se pajtoheni në shumë qëndrime, ashtu që të afroheni.

5. Gjurmën të cilën e lë pyetja

Duhet ta dish se pyetja është një burim i cili do ta tërheqë së tepërmi vëmendjen, për arsye se tek pyetja ekziston diçka e panjohur, për arsye se tek pyetja ekziston dëshira për përgjigje dhe për atë se shpirti, thjesht, e dëshiron pyetjen.

6. Butësia

Trego para bashkëbiseduesit tënd butësi, thuaji fjalë të këndshme dhe te ngrohta, bëj lutje për të, lejoji bashkëbiseduesit tënd që të vërejë mëshirë tek ti.. Thjesht, trego në mënyra të shumta karakterin tënd të butë ndaj tij.

Le ta ndiejë se ai merret në konsideratë

Behu modest në sjelljet ndaj bashkëbiseduesit tënd. Dhuroji atij buzëqeshje dhe drejtoju me shprehje dhe emra të bukura. Bisedo më të me atë gjuhë e cila i përgiigjet atij… Ja, në këtë mënyrë do të tregosh se ai merret në konsideratë.

7. Njihe të kaluarën e tij!

Shpesh pyete për atë që ai e dashuron, për atë me të cilën ai është i lidhur. Shpeshherë pyete për problemet e tij dhe për gjendjen e tij shpirtërore.. Ja, në këtë mënyrë do të tregosh se ti e njeh shumë mirë atë.

8. Riedukim

Qëndro i përulur gjatë takimeve dhe kontakteve me bashkëbiseduesit. Në këtë mënyrë do ta posedosh armën më të mirë me të cilën do të mund të ndikosh tek ata dhe me të cilën do të jesh në gjendje që t’i riedukosh bashkëbiseduesite tu, natyrisht, bashkëbiseduesit të cilët janë më të rinj se ti dhe me dituri më të paktë se ti.

9. Shndërrohu në vesh!

Mësohu që më tepër t’i dëgjosh bashkëbiseduesit e tu, se sa t’iu flasësh. Assesi mos e ndërpre bashkëbiseduesin tënd. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i mundësosh atij që ta manifestojë gjendjen e tij të brendshme shpirtërore, madje edhe nëse ai nuk ta thotë të vërtetën.

10. Tregoji se e respekton!

Atëherë kur ta dëgjosh me kujdes bashkëbiseduesin tënd, atëherë kur t’i lejosh atij të ta thotë gjithë atë që e mban në shpirt, atëherë kur t’ia dhurosh tërë kujdesin dhe kohën tënde – e githë kjo flet mjaft për bashkëbiseduesin tënd se ti e respekton vërtet, sado që ti nuk pajtohesh me të. Më pas lejo zgjedhje të lirë, sepse njerëzit e dëshirojnë dhe e vlerësojnë këtë. Detyra është detyrë, ndërsa e drejta për zgjedhje është e drejtë për gjithsecilin.

11. Bëhu i durueshëm dhe i butë!

Pasi t’i pranosh bashkëbiseduesit e tu ashtu siç janë, pasi t’iu tregosh se vërtet iu beson, pasi ata të binden dhe ta ndiejnë se ti je i butë dhe i durueshëm ndaj tyre, – e tëra kjo do të mundësojë dhe do të të lejojë që të ndikosh ndaj mendimeve dhe qëndrimeve të tyre.

12. Assesi mos i hidhëro!

Hidhëimi është një ndjenjë e cila mund të të shkaktojë shumë dëm në raport me bashkëbiseduesit e tu. Prandaj, mposhte hidhërimin në çfarëdo mënyre. Duhet ta dish se hidhërimi është faktori i cili shkakton mbytjen e pamëshirshme të raporteve ndërmjet njerëzve.
Hidhërimi është shkak i mospranimit dhe moskuptimit ndërmjet bashkëbiseduesve. Hidhërimi është karakteristika më e shëmtuar e mundshme në zhvillimin e dialogut me të tjerët. Përmes mposhtjes së hidhërimit, si dhe përmes fjalëve të buta dhe të këndshme, do të bëhet edhe zbukurimi i dialogut me të tjerët,e në këtë mënyrë ti do t’i caktosh vetes qëllimin drejt të cilit synon dhe të cilin do ta kesh ndërmend vazhdimisht.

13. Ndikimi i tërthortë

Ndikimi i tërthortë gjatë bisedës arrihet përmes sjelljeve efikase dhe tërheqëse. Medoemos duhet ta mësosh! Po qe se arrin sukses, njerëzit do të vrapojnë pas teje dhe do t’i pranojnë me kënaqësi fjalët e tua. Me sjelljet tërheqëse, gjatë dialogut me të tjerët, do të mund t’i arrish rezultatet e dëshiruara.

14. Biseda e planifikuar

Biseda e planifikuar është kur personi i cili udhëheq di të menaxhojë ndërmjet problemeve dhe asaj që shkakton problem. Orvatu që të depërtosh deri në thellësitë e bashkëbiseduesit tënd, sepse këtu qëndron përgjigja, këtu qëndron zgjidhja e problemit. Po qe se arrin deri në thellësitë e dëshiruara të mendimeve, atëherë besimi dhe dëshira për jetë tek bashkëbiseduesi kthehet lehtë.

15. Lejoi që ta zbulojë vetë të vërtetën!

Po, pikërisht atij, bashkëbiseduesit tënd lejoi që ta zbulojë dhe ta njohë vetë të vërtetën. Një gjë e atillë duhet të jetë e lirë për të.
Atëherë pasi që ta njohë vetë të vërtetën, do të bëhet fatlum, do të ndiejë kënaqësi dhe qetësi të madhe e të thellë. Pra, qëllimi është që bashkëbiseduesi yt ta njohë vetë atë që duhet, e jo t’ia tregojë ndonjë tjetër. Ai nuk duhet të posedojë udhëheqës drejt të vërtetës. Dialogu yt me të le të jetë i mbështetur në argumente dhe fakte, e kështu do të mund t’i ndihmosh më së miri.

16. Harroje dhe largoje shprehjen jo!

Shprehja jo flet se ti ke gabuar. Ajo është argument kundër teje.
Shprehja jo i shkatërron bashkëbiseduesit e tu dhe vetëm ua shton atyre urrejtjen. Pasi që ta dëgjojnë atë shprehje, thjesht, ata do të përqendrohen në mendjemadhësinë e tyre. Duhet ta dish se ai i cili ecën i përulur, ecën për një afat më të gjatë, ndërsa shprehja jo do të ishte për bashkëbiseduesin tënd si një çekan mbi kokën e tij.

16. Tabela e burimeve dhe argumenteve

Transmetohet nga Umameja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se njëherë një djalosh shkoi tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i tha:

“O Dërguari i Allahut, kërkoj prej teje që të më lejosh të kryej amoralitet”. Njerëzit të cilët ishin aty pranë u vërsulën drejt djaloshit duke dëshiruar ta tërhiqnin dhe i thanë: “Ik, ik”. Kurse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha: “Afrohu”. E ai u afrua, ndërsa i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha: “Ulu”. Djaloshi e dëgjoi dhe u ul afër tij. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem vazhdoi dhe e pyeti:
“A dëshiron që ndonjëri të kryejë amoralitet (prostitucion) me nënën tënde”? Djaloshi iu përgjigi: “Jo, assesi pasha Allahun. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem vazhdoi:
“Ashtu edhe njerëzit e tjerë nuk dëshirojnë assesi që ndonjëri të kryejë amoralitet me nënat e tyre. E do kishe dëshiruar që ndonjëri të kryejë amoralitet me motrën tënde”‘? Djaloshi sërish u përgjigj: “Jo, nuk do e deshiroja një gjë të atillë, pasha Allahun, Zoti më ruajt prej asaj.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem iu përgjigj:”Po ashtu as njerëzit e tjerë nuk do të dëshironin assesi që ndonjëri të kryejë amoralitet me motrat e tyre. E dëshiron ti që ndonjëri të kryejë amoralitet me hallën tënde”? Djaloshi u përgjigj dhe tha: “Jo, assesi pasha Allahun, Zoti më ruajt prej asaj”, I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: “Njëlloj, as njerëzite tjerë nuk dëshirojnë që ndonjëri të kryejë prostitucion me hallat e tyre. E do kishe dëshiruar që ndonjëri të kryejë amoralitet (prostitucion) me tezen tënde”? Djaloshi sërish u përgjigj dhe tha: “Jo, assesi pasha Allahun, Zoti më ruajt prej asaj”.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem përfundoi dhe tha: “Njelloj, as njerëzit e tjerë nuk dëshirojnë që ndonjëri të kryejë prostitucion me tezete tyre”.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue seleme vendosi dorën e tij tek ai dhe tha: “O Allah, të lutem Ty falja mëkatin, pastroje zemrën e tij, ruaje nderin e tij”. Pas kësaj lutjeje, djaloshi i ri asnjëherë nuk dëshiroi të kryejë diçka të këtille. (Ahmedi, 21708).

Transmetohet se Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte moralin më të mirë ndërmjet njerëzve. Unë kisha një vëlla nga qumështi të cilin e quanin Ebu Umejr. Kur vinte i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tek ne, i thoshte: “O Ebu Umejr çfarë bën Nugejri”? -Nugejri ishte një zog me të cilin luante Ebu Umejri. Përderisa ne ishim në
shtëpinë e tonë erdhi koha e namazit, ndërsa i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem urdhëroi që ta merrnim sixhadenë që ishte nën të. Ai e shkundi dhe e pastroi atë, e më pas u ngrit për tu falur, e ne filluam të falemi pas tij. (Buhariu, 6203 dhe Muslimi, 2150)

Utba bin Rebia transmeton se në një rast ishte ulur pranë të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i kishte thënë: “O biri i vëllait tim. Ti je njëri prej nesh dhe ke ardhur te populli yt me diç të lartësuar. Me porosinë tënde ke arritur t’i copëtosh njerëzit, i ke shpallur të marrë idhujt e tyre, i ke zhvlerësuar hyjnitë e tyre, ua ke refuzuar dhe mohuar atë në të cilën besuan baballarët e tyre, prandaj më dëgjo se çfarë do të të them. Ndoshta diçka do të pranosh nga fjalët e mia”.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem iu përgjigj: Thuaj, o Ebi Velid, të dëgjoj”. Ky vazhdoi ta qortonte të Dërguarin e Allahut derisa i përfundoi me fjalët e tij. Më pas, i Dërguari i Allahut e pyeti: “O Ebu Velid, e përfundove?”, ndërsa ai u përgigj dhe i tha: “Po”. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha: “Tani më
dëgjo ti mua se çfarë do të të them”. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem filloi të lexonte nga kaptina Fussilet deri në ajetin ku duhet bërë sexhde, i cili është ajeti i tridhjetë e shtatë i kaptinës së lartpërmendur. Më pas, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem iu drejtua Utbes dhe e pyeti: “A ke dëgjuar mirë, o Ebu Velid”? Utba u ngrit dhe shkoi te shokët e tij. Disa nga shokët e tij thanë: “Betohemi në Allahun se Ebu Velidi po vjen me një fytyrë plotësisht tjetër prej asaj kur shkoi prej nesh! E ai filloi t’iu tregonte për takimin e tij me të Derguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem dhe iu propozoi që ta
ftonin atë me qëllim që ai t’iu drejtohet edhe atyre, ndërsa shokët e tij e refuzuan me këmbëngulje një gjë të atillë dhe më në fund i thanë: “Ai të magjepsi me gjuhën e tij, o Ebu Velid”!

Transmetohet se kurejshët kishin vendosur që të dërgonin tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem një nga personalitetet e tyre autoritativë, që quhej Husejn el-Huzai, i cili ishte mjaft i mençur, inteligjent dhe polemizues i shkathët, me qëllim që të polemizonte
me të në lidhje me qëndrimin negativ të tij (të Muhamedit s.a.v.s.) ndaj hyjnive të fisit kurejsh. Pasi që Husejni shkoi tek i Dërguari i Allahut i tha: “O Muhamed, deri tek ne ka ardhur lajmi se ti i refuzon dhe i zhvlerëson hyjnitë tona, se ti na konsideron neve si të marrë, por ti edhe vete e di se babai yt dhe giyshi yt ishin njerëz me autoritet në mesin tonë.”
I Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem iu përgjigj: “O Husejn, babai im dhe babai yt do të jenë vërtet banovë të zjarrit. O Husejn, sa zota i adhuron ti”? Husejni u përgjigj:
“Shtatë. Njëri prej tyre është në qiell, ndërsa gjashtë të tjerët janë në tokë”.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha:
O Husejn, kur të merr uria dhe mjerimi cilit i drejzohesh”?- Husejni iu përgjigj:
“Atij që është në qiej”.
E, i Dërguari i Allahut përfundoi:
“Ja, e shikon, vetëm Një të përgjigjet, e Ti dëshiron t’ia bashkëngjitsh edhe gjashtë të tjerë”!
Pas këtyre fjalëve, Husejni u mendua mirë dhe u bind në vërtetësinë e fjaleve të Muhamedit (salAllahu alejhi ves sel-lem). Më pas, i
Derguari i Allahur ia shpjegoi themelet e besimit islam dhe kështu Husejni e pranoi Islamin dhe u bë musliman.(Tirmidhiu, 3482)
Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“A nuk ke arritur të dish për atë që përse Allahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin reth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje ‘”Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje'” lbrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi”? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor”. (el-Bekare, 258).

KARAKTERISTIKAT TË CILAT E NDRIÇOJNË RRUGËN

Behu i guximshëm!

Vërtet, atëherë kur ndonjëri të pyet një gjë të cilën vërtet nuk e di përgjigju pa turp: “nuk e di’. Mos u shtir se e di. Duhet ta dish se sinqeriteti është një forcë e madhe që dëshiron që ti të jesh i sukseshëm në udhëheqjen e dialogëve.

Brenga jote është vetëm e vërteta

Dëshiron të arrish vetëm tek e vërteta!? Ajo është intenca jote. Prandaj, ndiqe zemrën tënde dhe mëso të dallosh ndërmjet asaj që shpirti e dëshiron dhe asaj që është e argumentuar. Ik me milje larg nga epshet e tua dhe dëboji ato nga zemra jote.

Ligji i korrjeve

Duhet ta dish se qasja e shkëlqyer në udhëheqjen e dialogut me të tjerët duhet të burojë nga dëshira jote; duhet të burojë nga vlerat dhe parimet të cilat ti ia përcakton vetvetes. Pasi që të arrish sukses në menaxhimin dhe në udhëhegjen e dialogut, pasi që të arrish të depërtosh deri tek mendimet e bashkëbiseduesve të tu, pasi që të arrish t’i
adaptohesh situatës së re, atëherë do të të lejohet që të udhëtosh sikurse një turist nëpër mendimet e bashkëbiseduesve të tu, madje edhe
t’i ndryshosh mendimet e huaja të gabuara-pra, atëherë do të mund ta arrish qëllimin tënd.
Vetëm shihe dhe kuptoje qasjen se si është ndaluar alkooli, çfarë qasje e përsosur, efikase, graduale dhe e shkëlqyeshme (natyrisht hyjnore/B.J.).

Gjithsesi, pas kësaj qasjeje, pas kësaj përsosmërie, njerëzve mund t’iu thuhet: “…Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)”?  (el- Maide,91).

PYETJA E TË GJITHA PYETJEVE

Me të vërtetë, para se të vendosësh dhe të fillosh dialogët me njerëzit, të pyesim: “Cili është qëllimi yt i vërtetë”? Dëshirojmë përgjigje të sinqertë! A është qëllimi yt që ta mposhtësh bashkëbiseduesin tënd në aspektin intelektual? Duhet ta dish medoemos se sado që t’i mashtrosh njerëzit, asnjëherë nuk do të mund ta mashtrosh Zotin e njerëzve. Në të vërtetë, zemrat e njerëzve janë ndërmjet dy gishtave të të Mëshirshmit, Ai i sjell zemrate njerëzve ashtu siç Ai dëshiron. Ne, vërtet, e lusim Allahun e Lartëmadhëruar që të të dhurojë qëllim të sinqertë.

T’i kemi mësuar shkathtësitë dhe dituritë të cilat do të ta ndriçojnë rrugën e errësirës. Mësoji mirë, mbaji mend dhe praktikoji ato gjatë zhvillimit të dialogut dhe do të jesh nga ata të cilët bëhen udheheqës të gjeneratës të shkathtësisë së suksesit.

TAKIMI I KATËRT:

Suksesi ka të dashuruarit dhe ithtarët e tij… Suksesi e ka skalitur thellë gjurmën e tij në shpirtrat e atyre të cilët fasin për suksesin.
Duhet ditur se ekzistojnë suksese të mëdha, si edhe suksese të përkohshme. Megjithatë, suksesi në shekullin e njëzetenjëtë ngërthen shijen, sharmin, aromën dhe bukurinë e tij të veçantë. Prandaj, për një kohë do të dalim në stacionin me titull “Ata flasin për suksesin”.
Në kapitujt e këtij lloji do të paraqesim alfabetin e suksesit përmes shembullit të njerëzve të cilët kanë pasur role kyçe dhe të individëve të cilët kanë arritur rezultate të konsiderueshme, dituri dhe përvojë, ashtu që të kenë dobi të gjithë ata të cilët dëshirojnë sukses në shekullin e njëzetenjëtë. Do të takohemi me doktor  Ali el-Hamadin, me qëllim që të udhëtojmë me të dhe me vëllezërit tanë lexues përmes rrugës së suksesit. Në këtë rrugë bashkudhëtari ynë na tregoi mjaft gjëra të dobishme.

Suksesi

Suksesi është një fjalë e mirë dhe e këndshme. Pas tij vërsulen shpirtrat e njerëzve. Atë e dashurojnë zemrat e njerëzve. Suksesi është fjalë e lavdishme të cilën e dashurojnë mjaft edhe dijetarët. Ajo fjalë ështe mjaft e dashur për njerëzit e famshëm. Prej kësaj fjale ikin pikërisht ata të cilët kënaqen me mesataren, ata të cilët kanë mbetur në margjinat e shoqërisë, ata për të cilët nuk është e rëndësishme se nuk kanë kurrfarë ndikimi.
Vërtet, historia ka treguar shumë shembuj të shkëlqyer se si mund të arrihet suksesi dhe se si mund të ndërtohet ai. Historia i ka treguar edhe udheheqësit e suksesit, njerëzit të cilët i udhëhoqën të tjerët dhe lanë pas vetes gjurmë të vërteta jetësore. Njëri nga këta të suksesshëm për të cilin flet historia ishte Omer ibn Abdul-Azizi. Ai arriti të ngrejë dhe të zhvillojë një shtet të vërtetë islam, shembulli i të cilit nuk u shënua më asnjëherë në histori. Ai arriti që t’u sigurojë qytetarëve të drejtën e jetës, të drejtën e familjes, të drejtën e nderit dhe të drejtën e pasurisë.

Banorët e shtetit, në kohën kur sundonte kalifi Omer ibn Abdul-Azizi, ishin krenarë. Askush nuk guxonte t’iu shkaktonte ndonjë dëm apo fyerje. Ata ishin njerëz të pasur dhe nuk gjendej asnjë i varfër i cili do të kishte nevojë për lëmoshë apo për tepricën e pasurisë, dhe – besoni ose jo – gjithë këtë Omer ibn Abdul-Azizi ua siguroi bashkëqytetarëve të tij pasi që ai i kaloi dy vite si kalifi shtetit!!!
Gjithashtu, njëri prej atyre të cilin historia e ka shkruar me shkronja të arta, është edhe Abdurrahman ed-Dahili. Ai iku në Sham pasi që shteti emevit kishte rënë nën sundimin e dinastisë abbasite. Ai nuk ishte aspak i kënaqur me situatën në atë pjesë të botës islame, andaj edhe vendosi fuqimisht që të shkonte pas suksesit. Ai arriti të themelonte një perandori të gjerë në zemrën e botës së krishterë. Ky qytetërim islam zgjati disa shekuj me radhë. Përmes këtij qytetërimi islam Allahu mundësoi që dituritë të zgjerohen edhe në Perëndim, ku popujt e tjerë filluan të zgjohen nga injoranca dhe errësira e paditurisë. Edhe sot e kësaj dite qyterërimi perëndimor e sundon dhe e udhëheq sferën e shkencës dhe teknologjisë me ndihmën e trashëgimisë së qytetërimit islam të Spanjës!
Një djalosh i vogël që e quanin Salahuddin  el-Ejjubi, mezi kishte shpëtuar kokën së bashku me babanë, axhën dhe disa anëtarë të tjerë të familjes nga vrasjet masive që kishin ndodhur në kohën e femijërisë së tij. Në të vërtetë, babai i tij, nga frika se zëri i foshnjës së tij do të shkaktonte dëm dhe se mos e pësonin edhe anëtarët e tjerë të familjes, gati sa sia kishte zënë frymën. Mirëpo, vetëm me vullnetin e Allahut, Salahudinin e vogël e shpëtoi axha i tij i cili e vendosi në një sënduk, e kështu e shpëtoi edhe atë, edhe tërë familjen nga kriminelët. Pasi që ky djalosh u rrit e u bë burrë, arriti suksese të mëdha në jetën e tij. Ai me shkathtësitë e tij strategjike arriti ta çlironte Jerusalemin dhe xhaminë e shenjtë (al-Aksa), kur i mposhti hordhitë kriminele të krishtera. Ai me ndihmën e Allahut dhe me drejtësi arriti që ta vendoste me sukses flamurin islam, flamurin e Një Zoti të Vetëm flamurin e Allahut të Lartëmadhëruar. Mirëpo, pas shumë shekujsh është duke ndodhur një çudi tepër e madhe. Pra, sot kur muslimanët numërojnë më tepër se një miliardë e giysmë pjesëtarë, ata nuk janë të aftë që ta ripërtërijnë suksesin e Salahudinit!

Këtu duhet ta përmendim edhe Nelson Mandelën, i cili kaloi njëzet e tetë vite nëpër burgjet e Republikës së Afrikës së Jugut. Gjatë kësaj padrejtësie dhe gjatë këtyre vuajtjeve, ai prapëseprapë synonte suksesin. Ai arriti ta mbillte farën e suksesit që në burg. Atëherë kur kryetari e liroi Mandelën nga burgu – madje edhe pse kundër vullnetit të tij – nuk mendoi se pikërisht Mendela së shpejti pas çlirimit do të bëhej kryetar dhe lider, ndërsa ky si kryetar në histori do të regjistrohet vetëm si një ish-diktator. Çudi, apo jo?

Rasti i njëjtë është pothuajse edhe me gruan e njohur Margaret Thaçer. Në të vërtetë ajo në fillim ishte vetëm një shitëse e rëndomtë dhe merrej me tregti. Mirëpo, më pas ajo arriti të bëhet kryeministre e Britanisë së Madhe!

Po, mirë dëgjuat dhe mirë kuptuat. Këtu bëhet fjalë pikërisht për strategji dhe planifikim me dëshirën që përmes punës dhe angazhimit permanent të ndryshohet situata aktuale jo e volitshme. Në një rast dikush e kishte pyetur një etiopas të pasur dhe i kishte thënë:
“Si e ke fituar këtë pasuri”?
Ai u përgjigj: “Me ndihmën e dy gjërave dhe kush i përsërit ai do të bëhet milioner sikurse unë”.
“Na thuaj se cilat janë ato dy gjëra”? – E pyetën.
Etiopasi u përgjigj dhe tha: “Gjëja e parë është ajo që unë vërtet kisha vendosur të bëhesha milioner, ndërsa gjëja e dytë është ajo që unë u angazhova sinqerisht për një gjë të atille”.
Me të vërtetë, suksesi iu duhet njerëzve të cilët, para se gjithash, janë inteligjentë dhe të shkathët. Suksesi iu nevojitet njerëzve të cilët
kanë ambicie dhe synime të mëdha, e assesi nuk kënaqen me realitetin mesatar. Shpirtrat e tyre shkojnë drejt qiellit, brengat e tyre janë sikurse malet e larta. Ata vazhdimisht janë në lëvizje dhe vazhdimisht dëshirojnë të ecin përpara. Ata nuk mposhten nga lodhja, e as nga mërzia.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Artikulli paraprakDashuria ndaj kreativitetit: ylli i shtatë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit
Artikulli tjetërRipërtërije jetën tënde: ylli i nëntë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit