Dhjetë degë nga ari

Dega e parë: Zoti është i Vetmi që e posedon lumturinë e të tjerëve, mos kërko dhe mos hulumto lumturi nga të tjerët, po atë kërkoje vetëm se nga Zoti.

Dega e dytë: Menduan pasanikët se lumturia gjendet në pasuri, dhe menduan mbretërit se ajo është në pozitë dhe fuqi, po e vërteta është se ajo është në adhurimin e Zotit.

Dega e tretë: Tha njëri nga njerëzit e njohur, që e pranuan fenë, se unë dyzet vjet e kërkova lumturinë dhe atë nuk e gjeta, përveçse në besim.

Dega e katërt: Grua e ndershme është ajo nga e cila shpresohet e mira e saj, dhe jemi të mbrojtur nga sherri i saj, ajo e përcjell mirësinë te të tjerët, kurse e largon dhe e pengon të keqen nga të tjerët.

Dega e pestë: Ka mundësi që një vepër të vogël ta zmadhojë nijeti dhe një vepër të madhe ta zvogëlojë nijeti, për këtë arsye mos e neglizho atë.

Dega e gjashtë: Mjafton që vdekja, sa këshillues i mirë që është, njerëzit i ndan, jetën e turbullon dhe epshet i shkatërron.

Dega e shtatë: Dynjaja do të shkojë, udhëtimin tonë do ta shoqërojë vepra, e ajo që do ta fitojmë do të jetë ose kopsht që do të na bëjë hije, ose varr që do të digjet.

Dega e tetë: Nga të gjitha ndjenjat, dhembja mbetet edukatori më i mirë i njeriut.

Dega e nëntë: Djalli thotë se e shkatërrova njeriun me gjynahe, kurse ai më shkatërroi me kërkim falje.

Dega e dhjetë: Çka mendon se ka në kopshtin që e krijoi Zoti me Dorën e Tij, nuk ka mundësi ta paramendosh asnjëherë!!

Përktheu: I. Jahiu

Artikulli paraprakTop 10 shtetet me pagat më të larta në botë
Artikulli tjetërElon Musk detyron punonjësit e tij të ndjekin 6 rregulla strikte