Del në ankand postimi i parë në Twitter, ofrohen 2,5 milionë dollarë

Shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, ka nxjerrë në shitje postimin e parë të publikuar në këtë platformë, në formën e një vepre digjitale për koleksionistët.

Dorsey shpërndau të premten e kaluar një link që të çonte në një platformë digjitale të quajtur “Gjëra të vlefshme”, e cila lejon shit-blerjen e postimeve në Twitter, me autografin e krijuesit.

Postimi i parë i Dorseyt në Twitter është bërë në vitin 2006, ku ai thotë “duke ndërtuar Twitter-in tim”.

Deri më tash, oferta më e lartë për këtë postim është 2,5 milionë dollarë, bërë nga Sina Estavi, shefi ekzekutiv i kompanisë Bridge Oracle.

Suveniret digjitale janë shtuar shumë në muajt e fundit, si një formë popullore teknologjike për të shitur vepra arti në formë digjitale. Klienti në fakt blen një “medalje” që verifikon autenticitetin e pronësisë.

Vepra të tjera digjitale që po shiten në këtë mënyrë janë videoklipe me performancat e lojtarëve më të mëdhenj të NBA-së, si LeBron James.

Artikulli paraprakSamsung prezanton UNBOXING e formacionit të 2021
Artikulli tjetërKamata dhe historiku i saj