Çka është debitimi direkt dhe si mund ta përdorim atë në kryerjen e pagesave të rregullta

Debitimi Direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë të debitojë (tërheqë) mjete direkt nga llogaria bankare. Ky
instrument paraqet një mënyrë të standardizuar dhe të automatizuar që është e përshtatshme për pagesa të rregullta dhe të përsëritura (rryma,telefoni,uji, ngrohja,
etj.).

  • Eliminon nevojën për përdorim të parave të gatshme dhe pritje në radhë për të kryer pagesa.
  • Eliminon rrezikun e vonesës në kryerjen e obligimeve.
  • Klienti kursen kohë dhe mban nën kontroll pagesat e veta.
  • Kompania kursen kohë dhe resurse si në faturim ashtu edhe në arkëtim.
  • Banka kursen kohë dhe resurse në procesimin e pagesave.

 

  1. Klienti i jep (vetëm një herë) kompanisë autorizimin që i lejon asajtë tërheqë paratënga llogaria e klientit për dobitë llogarisë së kompanisë.
  2. Kompania përpunon autorizimin dhe ia dërgon kërkesën për Debitim Direkt bankës së klientit përmes bankës së vet. Kërkesa për Debitim Direkt përsëritet për pagesat e ardhshme.
  3. Banka e klientit për çdo kërkesë të pranuar i transferon mjetet nga llogaria e klientit tek banka e kompanisë për dobitë llogarisë së kopanisë.

1. Qëllimi
Debitimi Direkt është një instrument pagese me të cilin klienti autorizon bankën e vet përmes kompanisë të debitojë (tërheqë) mjete direkt nga llogaria bankare.

Skema e Debitimit Direkt ofron një qasje të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt për kryerjen e pagesave të një kategorie të shërbimeve me vlera të ndryshueshme.
Përmes Debitimit Direkt avancohet qarkullimi i pagesave duke rritur efikasitetin dhe mbajtur një kosto të ulët.
Debitimi Direkt është praktik në rastet e pagesave të rregullta të cilat përsëriten në intervale kohore të caktuara, siç janë ato në lidhje me shpenzimet e rrymës,
ujit, telefonit,etj.

2. Funksionimi – Veprimet
Realizimi i Debitimit Direkt mbështetet në një autorizim të cilin klienti (paguesi) ia jep bankës së vet përmes kompanisë (i paguari) me të cilën autorizohet kjo e fundit
të debitojë (tërheqë) shuma të ndryshme të parave nga llogaria e klientit. Klientit i dërgohet një njoftimi paraprak nga kompania për shumën dhe datën e çdo debitimi
(tërheqjeje).

  1. Klienti që dëshiron të kryejë pagesat periodike përmes Debitimit Direkt duhet të nënshkruajë autorizimin për kompaninë të cilës duhet t’i bëhen pagesat.
  2. Kompania, e cila autorizohet nga klienti për të realizuar pagesa me Debitim Direkt, duhet ta bëjë regjistrimin e autorizimit me bankën e vet.
  3. Banka e kompanisë duhet ta bëjë regjistrimin e autorizimit me bankën e klientit përmes Sistemit Elektronik të Kliringut Ndërbankar.

    Veprimet e mësipërme 1, 2 dhe 3 ndërmerren vetëm.

  4. Për çdo periudhë (p.sh. muaj), kompania do të njoftojë klientin paraprakisht për shumën dhe datën e ekzekutimit të pagesës përkatëse.
  5. Kompania do të dërgojë të dhënat elektronike për DebitimDirekt te banka e vet.
  6. Banka e kompanisë bën verifikimin dhe përpunimin e të dhënave dhe i dërgon ato te banka e klientit në formë të kërkesës për Debitim Direkt përmes Sistemit
    Elektronik të Kliringut Ndërbankar.
  7. Banka e klientit bën verifikimin e të dhënave dhe e debiton llogarinë e klientit dhe shumën përkatëse e dërgon te banka e kompanisë përmes Sistemit Elektronik të Kliringut Ndërbankar.
  8. Banka e kompanisë e krediton llogarinë e kompanisë për shumën e pranuar.
    Veprimet e mësipërme 4, 5, 6, 7 dhe 8 ndërmerren për çdo periudhë (p.sh. çdo muaj).

 

3. Përgjegjësitë e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë

Klienti (paguesi) nënshkruan autorizimin për Debitim Direkt dhe ruan korrespondencën në lidhje me të si dhe përcjell llogarinë e vet bankare.
Kompania (i paguari) i dërgon me kohë klientit njoftimin për shumën dhe datën e debitimit (tërheqjes) dhe i procedon të dhënat për inicim te banka e vet.

Banka e kompanisë verifikon të dhënat e pranuara nga kompania dhe i nis si kërkesë për DebitimDirekt përmes Sistemit Elektronik të Kliringut Ndërbankar.

Banka e klientit verifikon dhe ekzekuton kërkesën e Debitimit Direkt përmes Sistemit Elektronik të Kliringut Ndërbankar.

4.Roli i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si pronare dhe operatore e Sistemit Elektronik të Kliringut Ndërbankar, administron dhe mbikëqyr Skemën e Debitimit Direkt. BQK përcakton rregullat operacionaleteknike sidhe parimet e përgjegjësive dhe të drejtave të pjesëmarrësve në Skemën e Debitimit Direkt. BQK po ashtu autorizon dhe regjistron kompanitë pjesëmarrëse dhe mirëmban bazën përkatëse të të dhënave.

5.Mbrojtja e klientit
Klienti ka mundësi kurdoherë të kërkojë ndërprerjen (anulimin) e autorizimit të Debitimit Direkt duke njoftuar bankën e vet dhe/ose kompaninë përkatëse. Në mënyrë
që të rritet siguria për klientin si pagues ai mund të përcaktojë shumën maksimale e cila mund të paguhet me Debitim Direkt. Banka e klientit nuk do të ekzekutojë kërkesën për Debitim Direkt kur shuma është më e madhe se shuma maksimale e përcaktuar nga klienti.

 

Artikulli paraprakÇka është Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë dhe çfarë duhet të dinë depozituesit
Artikulli tjetërSADAKAJA KA DOMETHËNIE TË MADHE DHE AI QË E JEP ATË KA POZITË TË LARTË