Nga Facebook-u në WhatsApp, nga WhatsApp-i në Twitter, mandej anasjelltas, dhe kështu na ikën katër apo më tepër orë, bile pa i vënë re.
Mirëpo, kur e marrim Kur’anin, pasi t’i lexojmë dy faqe e mbyllim dhe ndihemi sikur jemi nga ata të cilëve u është premtuar Xhenneti.
Ndërsa dijetarët në të kaluarën debatonin nëse mund të kompletohet leximi i Kur’anit brenda një rekati në namaz, dhe këtë me siguri e kanë bërë… për ne paraqet diçka të paimagjinueshme.
Ankohemi se nuk kemi bereqet në kohën që e kemi në dispozicion, ndërsa nuk e vërejmë çfarë na merr kohën.
Celularët na marrin shumë më tepër se kohën, ndërsa këtë as që e vërejmë.
Na marrin:
- Mundësinë për të menduar për gjëra të dobishme, sepse truri është vazhdimisht i përqendruar në ekranin e metalit apo plastikës.
- Mundësinë për kalimin e kohës me familjen, pothuajse nuk e dimë me kë jetojmë sepse të gjithë jetojnë në një botë virtuale.
- Mundësinë për shoqërim me miqtë. Grupet e internetit e kanë zëvendësuar nevojën për vizitat në përgjithësi, madje edhe për vizitat e Bajramit.
- Mundësitë për t’i vërejtur veçoritë e familjeve tona, që kanë të bëjnë me përfaqësime joreale të të tjerëve.
- Mundësinë për bukuritë e tubimeve të xhematit dhe madje edhe të ligjëratave. Sot, edhe ata që kanë mundësi dhe kohë për të shkuar në një ligjëratë të drejtpërdrejt, zgjedhin ta bëjnë atë në internet, ndërsa ajo kurrë nuk do të jetë e njëjtë.
Mjerisht e kujtojmë kohën kur e lidhëm telefonin me një tel të zakonshëm ndërsa koha na riktheu me vendosjen e prangave.
Kujdes!
Shumicës ua shkatërroi jetët, ëndrrat madje edhe familjet.
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]