Stagflacioni është situata ekonomike më e papëlqyeshme për shkak se masat klasike ekonomike që mund të merren kundër tij janë të pakta.
Vitet ‘70 quhen the lost decade (dekada e humbur) për shkak të stagflacionit. Stagflacioni përgjithësisht konsiderohet gjendja ekonomike në të cilën ka stagnacion (rënie ekonomike) dhe inflacion (rritje të çmimeve) në të njëjtën kohë.
Karakteristikë tjetër e stagflacionit është papunësia e lartë. Stagflacioni gjithashtu merr hov nga kriza energjitike dhe të krahut të ofertës. Të gjitha këto shenja të stagnacionit të viteve ’70 jane tepër të ngjashme me çfarë po ndodh sot.
Për këtë qëllim po paraqes disa mësime të asaj periudhe, të përshtatura për realitetin tonë në mënyrë që politika në Shqipëri të shkojë përtej kufizimeve e llogoreve ideologjike. Edhe nëse lufta mbaron nesër, rreziku i stagflacionit do të vazhdojë të jetë i pranishëm. Eshte paralajmeruar prej tetorit 2021 në mos më herët, shumë më parë se të fillojë lufta. Paralajmërimi mbështetet tashmë edhe nga shifrat e Eurozonës, partneri ynë kryesor në çdo drejtim.
Ekonomia gjermane ra në tremujorin e katërt të 2021 me -0.7% megjithëse e gjithë Eurozona u rrit me 5.2% në terma vjetore për shkak të hapjes së ekonomive nga pandemia. Papunësia në Eurozone ishte 7.2% dhe inflacioni ishte 5%. Në Shqipëri ende nuk kemi shifra, por llogaritjet e marsit 2022 për disa produkte të shportës e vendosin inflacionin në nivelin 20% krahasuar me janarin e po këtij viti.
Masa të menjëhershme, jo-populiste, të majta & të djathta kundër stagflacionit:
Fiskale dhe monetare
- Ulje të taksave për kompanitë prodhueseshqiptare me fokus të veçantë prodhuesit e energjisë nga dielli dhe era si dhe prodhuesve të ushqimit.
- Të taksohet çdo pasuri e paluajtshme që nuk prodhon/përdoret (toka, prona, apartamente)
- Rënia e mundshme e aktivitetit të ndërtimit dhe investimeve (siç u njoftua për tunelin e Llogarasë) të kompensohet nga Investime të Huaja Direkte në prodhim energjie (lexo me poshtë).
- Banka e Shqipërisë (BSH) të fillojë të rrisë gradualisht normën bazë të interesit për të luftuar inflacionin. Të ulë gradualisht lehtesimin financiar. FED tashme e ka bërë. Hedhja e eurove në treg për të blerë lekun që ka hedhur po vetë në të njëjtin treg është kundërproduktive. Gradualisht të lejojë kahun në rënie që do të ndihmojë prodhimin, eksportin dhe sidomos turizmin. Investimi i rezervës valutore të Shqipërisë të fokusohet në instrumenta të përshtatshëm ndaj stagflacionit. Bondet kanë rënë dhe do te bien më tej. Instrumentat financiarë të rezervës që duhen mbajtur duhet të fokusohen te utilities, metalet, energjia, ushqimi.
- Nafta për bujqësinë të jetë në çmime të përafërta me rajonin me qëllim konkurueshmërinë e bujqesisë. (shiko më poshtë)
- Sigurim i ekspertizës ndërkombtare për mbledhje taksash nga konçensionarët e nxjerrjes së naftës.
- Trajnim i administratës tatimore me qëllim lehtësimin e naftës nga funksioni i agjentit tatimor
Masa ndaj shokut/goditjes së ofertës (supply-side economics) në ushqime dhe energji
Bujqësia
- Të ndihmohen fermerët të mbjellin thekër dhe varietete të tjera drithërash që mund të mbillen në pranverë. Shteti të garantojë blerjen me çmim të paracaktuar. Përveç shtimit të prodhimit, ky garantim lufton dhe rezistencën tipike që kanë bujqit ndaj ndryshimit të kulturës/ave që mbjellin.
- Tender ndërkombtar BOT (brownfield te ish-Azotiku Fier) për ndërtim fabrike plehërash kimike. 80% e inputit në prodhim plehërash kimike është gazi natyror tashmë i pranishëm në TAP me mundësi së shpejti ndoshta edhe nga Shell në Shpirag dhe LNG në Vlorë.
Energjia elektrike
De-rregullim të prodhimit të energjisë elektrike nga dielli dhe era. Derregullimi është nga masat më të forta kundër stagflacionit të viteve ’70.
- Energjia nga vetëprodhuesit e energjisë nga dielli (përfshirë ata familjarë) të blihet me 50% të vlerës së bursës hungareze HUPX. Sot nuk u blihet, kjo ka kufizuar investimet vetëm për vetëkonsum.
- Të de-rregullohetprodhimi i energjisë nga dielli deri në 2MW kapacitet të instaluar pa ofruar mbështetje nga qeveria siç ofrohet sot.
- Derregullimtë prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike nga era (0-5kw small scale ëind)
- Tendera ndërkombëtare BOT për ndërtim HECe në çdo kaskadë lumenjsh në Shqipëri. Leo DiCaprio pushimet i bën me jahtin me naftë por ne na predikon turista me çanta në Vjosë.
- Të zhvillohet tendera të tjerë ndërkombtarë BOT për park energjie nga era.
Nafta dhe gazi
- Tender ndërkombtar BOT për rafineri naftë ~300 mijë tonë në vit (brownfield në Ballsh)
- Tendera ndërkombtarë BOT për depozita të gazit natyror përveç atij të Dumresë.
- Optimizim të rafinerive në Elbasan dhe Fier për prodhim dieselnë rast se do të ketë mungesë/embargo nafte në tregun botëror.
- Tender ndërkombëtar BOT për TECe me gaz përveç atij të Vlorës, sipas Masterplanit të Gazit.
- Në rast të embargove mund të lindë nevoja edhe për tender ndërkombtar BOT për TEC me qymyr.
Investime të Huaja Direkte dhe rritja e punësimit (kompensim i rënies së investimeve dhe ndërtimit)
- Tendera ndërkombetarë BOT për ndërtim HECe në çdo kaskadë lumenjsh në Shqipëri. 42% e elektricitetit sot prodhohet nga HECe jo-shtetërore.
- Tender ndërkombtar BOT (brownfield te ish-Azotiku Fier) për ndërtim fabrike plerash kimike.
- Tender ndërkombtar BOT për rafineri nafte ~300 mijë tonë në vit (brownfield në Ballsh. KPTHN Ballsh mbaroi së ndërtuari në kulmin e krizës në 1978)
- Tender ndërkombëtar BOT për TECe me gaz përveç atij të Vlorës sipas Masterplanit të Gazit.
- Në rast të pershkallëzimit të embargove mund të krijohet hapësira edhe për tender ndërkombtar BOT për TEC me qymyr.
- Trajnim i të papunëve në zanate që kërkohen nga Gjermania dhe Italia. Pagë minimale gjatë trajnimit. Trajnimi dhe arsimi rrit produktivitetin i cili rrit të ardhurat pa rritur inflacionin.
- Promovim agresiv i turizmit në Shqipëri. Të shikohet oferta e operatorëve shqiptarë në mënyrë që të reflektoje krizën e mundshme në turizëm.
Tundimi ndaj zbatimit të masave të vogla, afatshkurta, populiste do të jetë i madh në kohën që po kalojmë. Politika në të dy krahët duhet të kuptojë që stagflacioni është një krizë e thellë në themel të ekonomive kështu që nuk duhet të bëhet beteje llogoresh ideologjike. Fatmirësisht, Shqipëria është vend prodhues i rëndësishëm qoftë në energji qoftë në prodhime bujqesore. Puna e mirë e shpejtë dhe e vendosur në derregullimin dhe mbeshtetjen e këtyre sektorëve fare thjeshtë dhe relativisht shpejtë mund të na kthejë në përfitues të mëdhenj. Sa për shembull, Bosnia (4000 MW kapacitet te instaluar nga te cilat 60% TECe me qymyr) fitoi 400 milion euro vetëm për shkak të çmimeve të rritura të energjisë në tremujorin e fundit të 2021. Me siguri e ka tejkaluar kete shifer ne tremujorin e pare 2021. Na duhet edhe pak fat në këtë histori, shirat e pranverës të mos vonojnë e mungojnë si ato të vjeshtës. /Monitor/