Çfarë është përkushtimi?

Përkushtimi është ajo forcë që na shtyn të vazhdojmë, pavarësisht rrethanave të vështira. Ai është forca shtytëse që na çon drejt realizimit të punëve të mëdha.

Përkushtimi është shtysa që i bën të gjitha nënat të këmbëngulin për t’u mësuar fëmijëve të tyre të ecin. Ai është një angazhim i fortë, për t’i ndryshuar gjërat e zakonta në gjëra të shkëlqyera. Përkushtimi është ajo gjë që të bën të ecësh distanca të gjata, deri edhe në mot me shi, dhe është ai i cili i nxjerr nga brendësia jote të gjitha aftësitë e fshehura aty dhe i vë nën shërbimin tënd. Me forcën e përkushti mit, ti nuk do të zmbrapsesh, dhe sa herë të hysh në ndonjë eksperiencë të re, do të të hapë përpara mundësi më të shumta e më të mëdha suksesi.

Doktor Robert Schuller, në librin e tij “Forca e mendimeve”, thotë: “Jep më të mirën tënde dhe fillo si i vogël, por mendo në nivelin e të madhit. Ti duhet t’i kapërcesh pengesat! Investo gjithë çfarë ke, dhe gjithmonë rri i gatshëm për të vepruar. Parafytyroji pengesat, por mos i lejo të të ndalojnë së përparuari.”

Kur praktikoja lojën e pingpongut, nuk e fitoja çdo raund të ndeshjes, por fitoja ndeshjen. Lojtarët më të mëdhenj të basketbollit, shënojnë vetëm 50% të gjuajtjeve të tyre, dhe skuadra më e mirë e futbollit, qëndron duke vrapuar dhe duke u stërvitur, me shpresën për të realizuar një gol apo dy gola, në tërë lojën që presin të zhvillojnë.

Në një intervistë televizive, në televizionin e Luizjanës, në Amerikë, më pyetën: “Kur mund të konsiderohet se një x person ka dështuar?”. Përgjigjja ime ishte: “Kur ka një ëndërr të madhe, ka studiuar shumë fusha shkencash, ka shpenzuar shumë para për këtë, ka shpenzuar kohë edhe mund për të përmirësuar aftësitë e tij dhe fillon ta zbatojë ëndrrën e tij, por ndalon së përpjekuri për një x shkak.”

Një proverb i vjetër thotë: “Të suksesshmit nuk zmbrapsen, dhe ata që zmbrapsen nuk ka në sukses.”

Ti do të dështosh vetëm atëherë kur ndalon së përpjekuri… Pra, çelësi i suksesit, thjesht, është: “Mos e humb shpresën!”… Tani po të drejtoj këtë pyetje: “Sa herë të ka ndodhur të kesh patur ëndrra, por që ke hequr dorë prej tyre, për shkak të rrethanave? A nuk ka ardhur koha t’i lësh të shpërthejnë të lira forcat e burgosura brenda teje? A nuk ka ardhur koha që ëndrrat e tua të jetojnë realitet të prekshëm, si rezultat i përkushtimit dhe këmbënguljes tën de për hatër të tyre?”

Përkushtoja veten realizimit të ëndrrave të tua! Jepu ëndrrave të tua gjithë çfarë ti zotëron, pavarësisht asaj që do të thonë ata rrotull teje, si shokët ose të afërmit tu, dhe orientoje të gjithë energjinë tënde në realizimin e qëllimeve të tua. Në rrugën e suksesit, ti do të ndeshësh në shumë sfida, por duhet t’i përballosh të gjitha këto duke i injoruar; mposhti ato duke mos u dhënë asnjë rëndësi, vazhdo dhe kujtoje gjithmonë se këmbëngulja e eliminon rezistencën.

Këngëtarja amerikane Dorothy Fields, ka një këngë të vjetër e të bukur, fjalët e së cilës thonë: “Ngritu nga toka, shkunde veten nga pluhurat dhe fillo edhe një herë rishtazi!”

 

Ja tani një plan për të arritur në një nivel të lartë përkushtimi:

 

  1. Angazhohu të jesh një person më i mirë brenda familjes.

Shkruaj tri gjëra, nëpërmjet të cilave ti mund t’i përmirësosh marrëdhëniet e tua me anëtarët e familjes sate dhe angazhohu t’i përsëritësh çdo ditë ato veprime!

Përqafoji ata që i do, afroji pranë vetes dhe shprehe dashurinë që ke për ta!

Ftoji për darkë, ose madje, edhe për shëtitje në ndonjë park, ose thjesht në ajër të pastër!

Ndihmo në punët e shtëpisë, qoftë edhe në larjen e enëve, ose në rregullimin e shtretërve!

Tregoji secilit nga anëtarët e familjes se ti kujdesesh vërtet për ta dhe se je i angazhuar në frymën familjare!

Nëse i realizon të gjitha këto pika, ti do t’i bësh të lumtur ata që të rrethojnë, ndërsa ti për vete, do të ndihesh më i lumtur se kurrë.

 

  1. Përkushtohu në drejtim të punës sate:

Shkruaj të paktën tri gjëra, me anë të të cilave ti mund ta përmirësosh nive lin e punës sate dhe angazhohu në kryerjen e atyre gjërave!

Largohu nga gjërat e kota dhe diskutimet negative ndaj çdo personi!

Bëhu gjithmonë i gjindshëm dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët!

Pastroje gjithmonë zyrën tënde dhe bëje të sistemuar atë!

Shko herët në punë dhe bëhu i fundit që largohesh prej atje!

Tregoju të gjithëve se ti interesohesh për ta dhe se interesohesh për punën tënde!

 

  1. Angazhohu të jesh komplimentues:

Angazhohu të bësh gjëra qoftë edhe të vogla, për t’i bërë të lumtur ata që të rrethojnë!

 

  1. Angazhohu për realizimin e qëllimeve të tua:

Përqendrohu në rezultate, dhe jo në vetë aktivitetin ose në pengesat e mundshme!

Angazhohu të jesh në shëndet të mirë, ushqehu shëndetshëm, pi shumë ujë, bëj ushtrime sportive çdo ditë, dhe mësohu të bësh vizita te mjeku, herë pas here, në periudha të afërta kohore! Ruaje peshën fizike ideale dhe largohu nga çdo zakon i keq!

Angazhohu të jesh më i miri në çdo gjë që bën!

Merr pjesë, të paktën, në dy seminare në vit!

Vazhdo të lexosh për njëzet minuta të paktën, çdo ditë! Vazhdo të qëndrosh gjithmonë në një ambient me njerëz pozitivë dhe të suksesshëm!

 

  1. Angazhoje veten për të ndihmuar të tjerët:

Gjithmonë zgjate dorën e ndihmës!

Jepu të varfërve!

Ato gjëra që të teprojnë, jepua atyre që kanë nevojë vërtet për to!

Angazhohu në adhurimin ndaj Zotit, kryeji namazet me rregull dhe kërko ndihmë nga Zoti dhe do të jesh nga njerëzit më të lumtur në botë.

 

Dhe kujto gjithmonë:

 

Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës Jeto me dashuri!

Jeto me përpjekje sate..!

Jeto me besim! Jeto me shpresë!

dhe çmoje vlerën e jetës!

Artikulli paraprakFarat e suksesit – Përkushtimi
Artikulli tjetërShpëlarja e parasë në Ballkan po lulëzon