Çaji turk eksportohet në 85 vende të botës

Belgjika mban vendin e parë për importimin e çajit nga Turqia me 1 milionë e 908 mijë e 659 ton. Këtë vend e ndjek Siria me 815 mijë e 339 ton, ndërsa në vendin e tretë është renditur Gjermania me 559 mijë e 883 ton.

Turqia ka eksportuar çaj në 85 vende të botës, ndërkohë eksporti i çajit në periudhën janar-tetor u rrit me 12.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke e çuar vlerën totale të eksporteve në këtë fushë në 24 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Belgjika mban vendin e parë për importimin e çajit nga Turqia me 1 milionë e 908 mijë e 659 ton. Këtë vend e ndjek Siria me 815 mijë e 339 ton, ndërsa në vendin e tretë është renditur Gjermania me 559 mijë e 883 ton.

Kryetari i Unionit të Eksportuesve të rajoneve të Lindjes së Detit të Zi, Ahmet Hamdi Gürdoğan tha për AA se çaji është një nga produktet më të rëndësishme bujqësore të Turqisë.

“Nëse do të shohim shifrat e eksportit të çajit kemi të bëjmë më një rritje prej 12.5 përqindësh për periudhën janar – tetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera totale e eksportit të çajit për këtë periudhë është mbi 24 milionë dollarë”, tha ai në fjalën e tij.

Gürdoğan ka theksuar se prodhimi i çajit është më shumë për tregun e brendshëm, por sipas tij, vitet e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të eksportit të tij.

Duke vënë në dukje se eksporti i çajit momentalisht bëhet në 85 vende të botës, Gürdoğan në vijim të fjalës së tij ka thënë se synimi i tyre është prodhimi i llojeve të çajit sipas përdorimit të tyre në botë duke synuar kështu rritjen e eksportit.

Artikulli paraprakShtetet joanëtare të OPEC-ut pajtohen për ulje të prodhimit
Artikulli tjetërZbulohet MEGA SKANDALI i Qeverisë së Kosovës