Burri lë punën si mësues për market

Një burrë nga Ohio la punën si mësues pas gjatë vjetër për të punuar në një market, ku do të marrë 12 mijë dollarë më shumë në vit.

Seth Goshorn, 28 vjeçar, vendimin e tij e bëri publik në një video në TikTok që u bë virale.

“Po largohem nga mësimdhënia pas 6 vitesh që të jem menaxher në Walmart dhe për të bërë më shumë të mos përdor diplomën time”, shkruan ai në videon që mban veshur uniformën e Walmart.

Ai kishte punuar në arsim për pesë vjet e gjysmë, fillimisht si mësues leximi dhe më pas si mësues i klasës së dytë.

Vitin e kaluar, ai fitoi 43 mijë dollarë duke dhënë mësim në kontenë Stark të Ohajos. Ndërkohë, ai tha se do të fitonte 55 mijë dollarë në vit në një Ëalmart në Massillon, Ohio.

Ndërrimi i tij i punës hodhi dritë mbi një pjesë shumë të keqe të profesionit të mësuesit që është paga.

“Unë absolutisht nuk dua që kjo të jetë se unë thjesht po përpiqem të dekurajoj dikë që të bëhet mësues. Nuk është kështu. Unë vetëm dua që miqtë e mi mësues të paguhen ashtu siç duhet”, tha ai.

“Mendoni se sa të mirë mund të jenë mësuesit tanë nëse mund të fokusohen vetëm në mësimdhënie dhe të mos kenë nevojë të punojnë një punë të dytë në fundjavë,” vazhdoi ai./klan-ks/

Artikulli paraprakEkstremizmi/Liberalizmi
Artikulli tjetërÇmime të ngritura përditë dhe inflacion rekord në Kosovë