Bruto produkti Vendor (BPV) sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve (me çmime aktuale dhe konstante), TM1 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e parë të vitit 2021, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.
BPV-ja në tremujorin e parë të vitit 2021 shënon rritje reale për 5.57 % krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.
Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor janë: informacioni dhe komunikimi 2.72%; aktivitete të pasurive të paluajtshme 0.37%; arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi 4.50%; administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia 12.70%; aktivitetet profesionale dhe administrative 4.73%; tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore 1.79%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit 8.91% dhe ndërtimtaria 11.49%.
Aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor janë: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, furnizimi me ujë -0.31%% dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi -0.90%.
Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje janë: formimi i bruto kapitalit 14.90%; eksporti i mallrave dhe shërbimeve 13.57%; importi i mallrave dhe shërbimeve 17.47% dhe shpenzimet e konsumit final 7.44%.