BE-ja dhe SHBA-ja vazhdojnë sot bisedimet për tregëtinë e lirë

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Shteteve të Bashkuara pritet të hapin të hënën rrethin e dytë të bisedimeve, në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, rreth asaj që do të bëhej zona më e madhe e tregut të lirë në botë.

Bisedimet në Bruksel, do të zhvillohen, në kohën e tensioneve në mes të këtyre dy fuqive, pas aferës së përgjimeve amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë thirrje që skandali të mos ndikojë në arritjen e marrëveshjes Tregëtia Transatlantike dhe Partneriteti i Investimeve.

BE-ja dhe SHBA-ja po mundohen të arrijnë një marrëveshje deri në fund të vitit 2014, e cila do t’i hiqte të gjitha pengesat për tregëti dhe investime, në mes të këtyre dy fuqive./rel

Artikulli paraprakFinanca Islamike mund të shpëtojë botën
Artikulli tjetërPTK-së i bie fitimi për 64%