Banka Qendrore e Suedisë sjellë valutën digjitale nacionale

Valuta digjitale është njëra nga inovacionet moderne financiare, ndërsa pagesa pa para të gatshme është gjithnjë e më e popullarizuar në botë.

Në disa shtete njerëzit gradualisht po e lënë paranë e gatshme dhe në terësi po kalojnë në pagesa elektronike. Ky proces po zhvillohet edhe në Suedi, kështuqë Banka Qendrore e këtij shteti Riks Bank, ka nisur një projekt për krijimin e valutës nacionale digjitale me emrin ‘e-kruna’.

Riks Bank, ka bërë të qartë se me ‘e-krunën’ nuk ka për qëllim që të zëvëndësojë kesh-in dhe tregon se paraja e gatshme do të mbetët në qarkullim derisa të ekzistojë kërkesa.

Mirëpo, duke pasur parasysh që qytetarët e Suedisë gjithnjë e më shumë po e lënë paranë e gatshme dhe po e shfrytëzojnë mënyrën e pagesës elektronike, mëndohet se valuta digjitale të cilën parashikon ta nisë Banka Qendrore, është e nevojshme për vazhdimin dhe mbajtjen e mënyrës së sigurtë dhe efikase të pagesave.

Është me rëndesi të potencohet se ‘e-kruna’ nuk është kriptovalutë, sikur bitcoini, shkruan indeks, përcjell Buletini Ekonomik.

Madje, nuk është as valutë e posatshme për disa arsye.

‘E-kruna’ është menduar si valutë digjitale e Bankës Qendrore të Suedisë, të cilën do ta emitojë kjo bankë dhe do të garantojë vlerën e saj.

Do të hyjë në bilanc të Bankës Qendrore po sikur banknotat dhe monedhat që gjenden në qarkullim. Kjo do të thotë se ‘e-kruna’ nuk do të ishte valutë e re por vetëm version digjital i valutës nacionale të Suedisë, krunës, dhe të gjitha obligimet ligjore që Riks Bank ka ndaj krunës do të vlenin edhe për ‘e-krunën’./Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakRemitancat në Kosovë afër 1 miliard euro – stimuluesi kryesor i rritjes ekonomike
Artikulli tjetër“Financial Times”: Si Rusia dhe Kina po planifikojnë një rend të ri botëror