Qytetarët shqiptarë jetojnë në banesa me sipërfaqe minimale. Të dhënat e INSTAT tregojnë se më shumë se 50% e banorëve kanë një banesë e cila ka një sipërfaqe që varion nga 50m2 në 90 m2 ose mesatarisht dy dhoma. Por pavarësisht sipërfaqes së vogël 90.2 % e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të banesës ku jetojnë duke u renditur të parët në Europë ndërsa vetëm 5% jetojnë me qera.
Në Ballkan referuar të dhënave pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është regjistruar në qarkun Gjirokastër me rreth 74% të banorëve. Ndërkohë në qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqet më të mëdha të banesave nga 91 – 130m2.Ndërkohë për qarkun e Vlorës, vihet re një rënie prej 6,8 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m.
Çmimi i shitjes së banesave në Shqipëri po njeh rritje të konsiderueshme nga vit në vit. Por pavarësisht kësaj ekspertët imobiliarë shprehen se ka kërkesë të lartë për blerje banesash. Në kryeqytet çmimet për m2 kanë arritur deri në 3500 euro në qendër dhe pritshmërit janë për një shtrenjtim të mëtejshëm të hyrjeve që ndërtohen së fundmi. /abcnews/
Për më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=psylrqgg42c