- Bai muexhxhel është një lloj shitjeje ku palët bien dakord që pagesa të bëhet në një datë të mëvonshme.
- Shitja është e vlefshme vetëm nëse afati i pagesës është i përcaktuar qartë.
- Afati i pagesës mund të caktohet me një datë të saktë ose me një periudhë të caktuar (si psh.pas tre muaj),por nuk mund të përcaktohet me një datë të ardhshme dhe të pasigurt.
- Nëse pagesa është shtyrë për një periudhë të caktuar, ajo fillon nga momenti i dorëzimit të mallit, përveç nëse palët bien dakord ndryshe.
- Çmimi i mallit me pagesë të shtyrë mund të jetë më i lartë se çmimi i pagesës me para në dorë, por duhet të përcaktohet në momentin e shitjes.
- Pas përcaktimit të çmimit, ai nuk mund të ulet në rast se pagesa bëhet më herët dhe nuk mund të rritet në rast vonese.
- Për të nxitur blerësin të paguajë këstet me kohë mund t’i kërkohet atij që të premtojë se në rast të mos përmbushjes, do të dhurojë një shumë të caktuar për qëllime bamirësie. Në këtë rast, shitësi mund ta marrë këtë shumë nga blerësi, por nuk duhet ta mbajë si fitim, por ta japë për bamirësi në emër të blerësit.
- Në rast shitjeje me këste, shitësi mund të vendosë kushtin që nëse një këst nuk paguhet në kohë, të gjitha këstet e mbetura të paguhen menjëherë.
- Për të siguruar pagesën, shitësi mund të kërkojë një garanci nga blerësi që të ofrojë një sigurim qoftë në formën e një hipoteke apo në formën e një të drejte mbi ndonjë nga asetet e tij ekzistuese.
- Blerësi mund të nënshkruajë një notë premtimi ose letër këmbimi, por këto dokumente nuk mund të shiten tek një palë e tretë me një çmim të ndryshëm nga vlera e tyre.
Murabahah – shitja me deklarim të kostos dhe fitimit
- Murabahah është një lloj shitjeje ku shitësi deklaron saktësisht koston e mallit dhe më pas e shet atë duke shtuar një fitim të dakorduar.
- Fitimi mund të përcaktohet me marrëveshje, qoftë si një shumë fikse ose si një përqindje e kostos.
- Të gjitha shpenzimet e bëra për blerjen e mallit (transporti, dogana, etj.) përfshihen në koston e tij dhe mbi këtë vlerë aplikohet fitimi. Shpenzimet e përgjithshme të biznesit (si pagat apo qiratë) nuk përfshihen në koston e një transaksioni të veçantë.
- Murabahah është e vlefshme vetëm nëse kostoja e saktë e mallit mund të përcaktohet. Nëse nuk mund të përcaktohet, atëherë shitja duhet të bëhet sipas musavamah (shitje pa referencë për koston).
Shembuj:
Shembulli 1: A blen një palë këpucë për 100 euro dhe dëshiron t’i shesë me një fitim prej 10%. Meqenëse kostoja e saktë është e përcaktuar, shitja sipas parimeve të Murabahah është e vlefshme.
Shembulli 2: A blen një kostum dhe një palë këpucë për një shumë totale prej 500 euro, pa e ditur koston e veçantë të secilit artikull. Ai mund t’i shesë të dyja bashkë me murabahah, por nuk mund t’i shesë veçmas me këtë metodë, pasi nuk dihet kostoja e saktë e këpucëve. Nëse dëshiron t’i shesë veçmas, duhet të caktojë një çmim të përgjithshëm pa referencë për koston ose fitimin.