Ballina Financa ATK ATK lanson aplikacionin ku mund të verifikoni nëse jeni të regjistruar si...

ATK lanson aplikacionin ku mund të verifikoni nëse jeni të regjistruar si punëtorë nga punëdhënësi

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se sot ka lansuar aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar dhe të deklaruar nga punëdhënësi i tyre.

Në një postim në facebook, ATK bënë të ditur se aplikacioni në fjalë është shumë i thjeshtë, kërkon pak të dhëna për ta verifikuar një punëtor veten.

Ndonëse përveç pjesës së verifikimit, ATK-ja poashtu tregon se ka dizajnuar edhe pjesën tjetër brenda këtij aplikacioni, ku në rast se punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen vetën në listat e deklarimit, ai mund ta denoncojë punëdhënësin e tij.

Sipas tyre, në pjesën ku punëtori identifikon mos-deklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili shpije në formën për denoncim/raportim.

ATK-ja gjithashtu njofton se aplikacionin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së https://www.atk-ks.org/ ose në vegzën https://bit.ly/3FJYXNw

“Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i zbusim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë”, përfundon njoftimi i tyre./BE/

Artikulli paraprakRekord i remitencave në Kosovë
Artikulli tjetërSa iu rrit vlera 6 prej kompanive më të mëdha në botë gjatë vitit 2021?