AstraZenca vendos të blejë firmën farmaceutike botërore për 39 mld dollarë

Kreu i gjigandit farmaceutik AstraZeneca, Pascal Soriot ka rënë dakord për të blerë kompaninë tjetër farmaceutike Boston Alexion për 39 miliard dollarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kreu i saj, Soriot. Në një konferencë për mediat së bashku me anëtarë të Boston Alexion të shtunën, tha se fillimisht do të paguantë për blerjen 17.5 miliard euro, ndërsa më vonë këstin e dytë. Blerja është një nga marrëveshjet më të mëdha të vitit për industrinë e barnave dhe do të zgjeronte kërkimet e AstraZeneca ( AZN ) për sëmundjet e rralla. Alexion ka një njësi të imunologjisë në Boston që u shërben pacientëve me çrregullime të rralla dhe të veçanta.

Marrëveshja është miratuar unanimisht nga të gjithë drejtuesit e kompanive ndërsa blerja pritet që të mbyllet në mes të viti 2021. AstraZeneca ra dakord të paguante për blerjen me një miks parash dhe aksionesh, duke marrë një hua afatshkurtër prej 17.5 miliardë dollarësh nga Morgan Stanley, JP Morgan dhe Goldman Sachs për të ndihmuar në pagesën.

AstraZeneca është një nga Kompanitë farmaceutike më të fuqishme dhe të njohura në botë. AstraZeneca mori më shumë famë gjatë pandemisë së Covid-19 për vaksinën anti-Covid që ka prodhuar.

CNN

Artikulli paraprakSi të sillemi me njerëzit që s’na pëlqejnë në punë?
Artikulli tjetërHuawei është në pronësi të punonjësve të saj