Anija më e madhe elektrike në botë, “Yangtze River Three Gorges 1”, e prodhuar nga Kina, është nisur për herë të parë të martën në provincën Hubei të vendit, njofton gazeta “China Daily”.
Anija, e cila është 100 metra e gjatë dhe 16.3 metra e gjerë, ka një kapacitet prej 1.300 pasagjerësh dhe do të përdoret kryesisht për turnetë e lumit Yangtze pranë Yichang.
Anija furnizohet tërësisht nga energjia elektrike, me një kapacitet baterie prej 7.500 kilovat-orëshe ose ekuivalenti i më shumë se 100 automjeteve elektrike. Ajo mund të kalojë 100 kilometra me një karikim të vetëm, duke kursyer 530 tonë metrikë benzinë dhe 1.660 tonë emetime çdo vit.
E mbushur me energji të pastër hidroelektrike nga diga e “Three Gorges”, anija është një projekt i financuar nga Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Ministria e Transportit në një përpjekje për të përdorur energjinë e pastër dhe transportin e gjelbër. /AA/