Aeroporti i Stambollit mirëpret çdo ditë mbi 100 mijë pasagjerë

Aeroporti i Stambollit, duke mirëpritur mbi 100 mijë pasagjerë në datat 25-26-27 qershor, përjetoi ditët më të ngarkuara gjatë periudhës së epidemisë së koronavirusit (covid-19)

Aeroporti i Stambollit, duke mirëpritur mbi 100 mijë pasagjerë në datat 25-26-27 qershor, përjetoi ditët më të ngarkuara gjatë periudhës së epidemisë së koronavirusit (Kovid-19).

Administruesi i aeroportit “Stambolli”, IGA (Istanbul Grand AirportA), bëri një deklaratë nëpërmjet medias sociale.

“Duke pritur mbi 100.000 pasagjerë çdo ditë në datat 25-26-27 qershor, ne kemi përjetuar ditët më të ngarkuara që nga fillimi i pandemisë. Falë masave të higjienës që kemi marrë, ne jemi të gatshëm të mirëpresim në mënyrën më të mirë të mundshme të gjithë mysafirët tanë, të cilët po bëjnë planifikime udhëtimi”, shkruhet në deklaratë.

Artikulli paraprakRritja e rrjeteve sociale nuk ndalet. Në 2023 do të arrijnë në 6.5 mld përdorues
Artikulli tjetërInvestitorët në teknologji duhet t’i kushtojnë vëmendje qeverisjes së korporatave