A ka mundësi që njeriu ndonjëherë të ndjej plogështi e dobësi shpirtërore?!

Pyetje: “A ka mundësi që njeriu ndonjëherë të ndjej plogështi e dobësi shpirtërore?! Nëse po, atëherë cili është ilaçi i largimit të saj?”

Përgjigje: “Kjo është diçka që patjetër ka për t’i ndodhur njeriut! S’ka mundësi që gjithnjë të jetë në gjendje të njëjtë të aktivitetit, adhurimeve e nxënies së dijes. Patjetër që, njeriu ka për të kaluar në gjendje të ndryshme, siç edhe thuhet në një hadith: “(Gjendja e njeriut ndryshon) Herë ashtu e herë ndryshe!”
Mirëpo njeriu duhet të jetë i vendosur në arritjen e qëllimeve të tij, plogështinë ta shëndërroj në fuqi për të ardhmen e jo që plogështia aktuale ta sjell plogështinë tjetër të radhës! Përndryshe, s’ka mundësi që njeriu gjithënjë të jetë në formën më të mirë. Ndonjëherë, trupit i duhet pushim, trurit i duhet qetësi, mendjes i duhet freski!”

(Ibn Uthejmini në el-Likaush-Shehrij 74)

Artikulli paraprakEl-Infak – Urtësia e Bamirësisë në Fjalët e Profetit Muhamed