A hamë ushqim hallall?

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (el-Maide, 90).

Njeriu dhe bota përreth është krijuar nga Allahu në mënyrën më të përsosur. Vetë njeriu dhe sistemet e tij të shumta organike funksionojnë përsosmërisht. Mirëpo, që të mos bëhen dëmtime të caktuara nga moskujdesi i njeriut, është mirë të kujdesemi për vetveten se ç’hamë, si dhe sa hamë, kur dhe çfarë hamë, si dhe çfarë pimë, si, ku, kur dhe sa flemë, si, çka dhe sa punojmë, si, kur dhe sa pushojmë dhe të tjera.

Urdhërohet që sa më tepër të jetë e mundur të ushqehemi në pajtim me ligjet e Allahut xh. sh. dhe udhëzimet e Muhammedit a. s.. Allahu xh. sh. thotë:

“O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapur juaji.” (el-Bekare, 168); dhe

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (el-Maide, 90).

Mirëpo, me këtë rast, nuk do të flasim për hollësitë e llojeve ushqimore të lejuara dhe të ndaluara, sepse për këtë temë janë shkruar e përkthyer libra të rëndësishëm.

Kur muslimanët dalin nga ambienti, vendbanimi musliman, duhet të kenë kujdes të madh për ushqimin dhe pijet. Jomuslimanët, nganjëherë edhe vetë muslimanët, për interesa materialë, përgatitjet nga skara apo ato të gatuara i bëjmë me mish a yndyrë derri. Qebapët dhe virshllet sipas yu-standardit që përgatiten ankënd ish-Jugosllavisë, kanë rreth 30% pjesë nga derri, ani pse ato shkruajnë se janë nga mishi i lopës a i pulës. Edhe në prodhimet e pashtetave ka derr, ndonëse shënon se janë të pulës, apo lopës etj. P.sh. në GULASHIN E LOPËS, prodhim i Sremska Mitrovicës në analiza laboratorike doli të kishte mish derri (sipas “Preporod” i Sarajevës).

Duhet pasur kujdes edhe për djathërat dhe gjalpin e ndryshëm industrial. Këto prodhime përbërës kryesorë kanë yndyrën e derrit, sepse yndyra e derrit është më e lira. Pra, mendoni ç’ndodh me ne, besimtarë të nderuar! Për shkaqe shëndetësore, po edhe humane, organet e inspektimit dhe inspeksioni veterinar e laborantët në Fakultetin e Veterinarisë të Sarajevës kanë ekzaminuar shumë lloje prodhimesh ushqimore dhe kanë konstatuar se muslimanëve u ofrohet ushqim me cilësi të dyshimta, me papastërti dhe ndotje të madhe, po edhe helmuese, madje me pasoja vdekjeprurëse (si lopët e tërbuara nga Anglia të kontrabanduara nga firma Lijanoviqi, e cila po plason prodhimet e veta edhe në Kosovë, etj.).

Gazeta ditore “Oslobogjenje” e Sarajevës, (datë 27 10 1997) shkruan se nga 40 % të artikujve ushqimorë nga 155 artikuj ushqimorë të zgjedhur rastësisht, të ekzaminuar nga Fakulteti i Veterinarisë i Sarajevës, të deklaruar si të lopës, bibës, pulës- kanë edhe mish derri. Kështu për shembull, nga 22 prodhime të ekzaminuara të prodhimeve të ‘Lijanoviqit’, prodhime këto që po shiten edhe në tregjet e Kosovës, 6 janë me mish derri. Po i përmend me emrat e tyre në origjinal: pila kobasica, pila pashteta, bosanska kobasica, junita kobasica, junita hrenovka od juneqeg mesa dhe bosanska polutrajna kobasica. Këto prodhime në Bosnjë janë kamufluar me tiketa të importuesit: D.J.L. Vinex dhe TP Market.

Në prodhimet e “Podravkës” nga Kroacia, e njohur në Kosovë, prodhimet vijuese janë me mish derri: juneça pashteta, pileça ekstra-mini obarena kobasica, tirolska mini-kobasica, govegja kobasica, poko mini-kobasica, pikantna kobasica, koka dijetalka obarena pileça kobasica, pileça jetrena pashteta kokeka, govegja ekstra kobasica dhe govegja roshtilj kobasica.

Në prodhimet e firmës çeke Masapol Satrap nga tri prodhime të ekzaminuara është gjetur mish derri në të tri prodhimet (artikulli: gril kobasica, govegja shunkarica dhe pileqa salama “çeshnjak”).

Në prodhimet e Sllovenisë nga 23 artikuj me mish derri janë: suxhuk, mini poli salama, pivshka posebno obarena kobasica, bosanski suxhuk, prava krashka pançeta, gala kobasica, pilko, gala francuska kobasica, mortadela Gorica shampion, govegja kobasica dhe pileqa pashteta.

Nga 341 prodhime të ekzaminuara me metodën imunoensime në Fakultetin e Veterinarisë të Sarajevës (sipas gazetës “Preporod” të Sarajevës, nr. 629, dt. 1 02 1998), të deklaruara pa përbërje derri, 149 prodhime përbëjnë elemente nga derri ose, 43,69 % të prodhimeve janë të ekzaminuara.

Firmat më helmuese të muslimanëve:

Prodhuesi:

Prodhuesi:

adresa

Prodhimi me derr

Lijanoviqi,

Shiroki Brijeg

21 artikuj

PIK

Vrboves Kroaci

12

Koka

Varazhdin, Kroaci

8

Podravka

Koprivnica, Kroaci

10

PPK

Karlovac, Kroaci

6

PURIS

Pazin, Kroaci

7

Idis/Partneri

Samobor, Kroaci

8

Celjske mesnine

Celje, Sloveni

7

Pomurka

Murska Sobota, Sloveni

1

MIR

Radgona, Sloveni

2

KRASH

Sezhana, Slloveni

3

Teufner

Austri

1

 

Përveç sa u tha, “demokracia perëndimore” është kujtuar që edhe mbeturinat e derrit t’i shesë në përbërje të komponenteve të tjera ushqimore.  Shumë nga emulgatorët janë nga mbeturinat e derrit (turiri, veshët, laprat, qimet etj.), kurse pjesa më e vogël e emulgatorëve janë me prejardhje bimore, por ky lloj emulgatori përdoret rrallë në prodhimet ushqimore industriale. Emulgatorët përdoren për djathin industrial, ajkat, virshllet, kajmakun industrial, çokollatat, euro-kremet, prodhimet vafeer, gjalpin, marmellatat, reçelet, majoneza etj.

Kodet e emulgatorëve Haram:
Me dhe pa shkronjën E: 120, 140, 141, 160[a], 161, 252,300,301,422, 430, 431, 433, 435, 436, 441,470,471(*Kur është me origjinë shtazore), 472[a],472[b],472[c],472[d], 472[e], 473, 474, 475, 476,477, 478, 481, 482, 483, 491, 492,493, 494, 542, 570, 572, 631, 635,920 (*471 Me origjinë bimore janë Hallall)

Emulgatorët e mëposhtëm janë vetëm të dyshimt: (Mashbuh) – مَشْبُوْه  E100, E110, E120, E153, E210, E213, E214, E216, E234, E256, E270, E280. E325, E326, E327, E334, E335, E336, E337.E432, E433, E434, E440, E470, E472, E495 E904.

Prandaj, kur të blini ndonjë prodhim ushqimor industrial, lexoni përbërjen e prodhimit në anbalazh. Nëse gjenden numrat e cekur lart, këto prodhime sigurisht janë të ndotura me derr: mish, yndyrë apo zhelatinë e të tjera. Prandaj LARGOHUNI nga derri dhe alkoolet!

Qytetarë të Kosovës, blini ushqimet e prodhuesve kosovarë muslimanë, edhe nëse këto shkëlqejnë më pak se ato serbe, maqedonase, kroate, angleze, italiane, greke, ruse etj., apo bëni vetë ëmbëlsira. Në këtë mënyrë do t’u shmangemi ushqimeve të ndotura dhe të fëlliqura të huaja. Në këtë mënyrë do t’i angazhonim kapacitetet tona kosovare, shqiptare, islame.

Fetarisht dhe kombëtarisht kjo është farz (detyrim)- ta ruajmë pastërtinë dhe shëndetin e popullit tonë. Kosova këtë e ka merituar, e meriton, do ta meritojë. Në të kundërtën, Kosovën e presin ditë të zymta.

 

Nexhat Ibrahimi


Fusnotat:

P. S. Shënimet janë shfrytëzuar nga: Mr. Islamil Haveriq, Koliko nam je hrana çista, GLASNIK, Sarajevë, nr. 7-8/1998, fq. 919-934).

Artikulli paraprakIndustria e rëndë, e lënë anash
Artikulli tjetër400 vende pune në “Berzën e Punësimit”