Ballina Lajme Shqipëria marrëveshje me Fondin Saudit për Zhvillim

Shqipëria marrëveshje me Fondin Saudit për Zhvillim

“Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë që do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë dollarë dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30 milionë dollarë”

TIRANË (AA) – Ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, nënshkroi sot në emër të Qeverisë së Shqipërisë, marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim, përfaqësuar nga Mohammad Aljenaidel, për financimin e projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projekti parashikon ndërtimin e rrugës në jug të Shqipërisë, që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, një segment prej 94 km.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Financave e Shqipërisë thuhet se kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitohet pjesa e dytë e kësaj rruge me gjatësi 30 kilometra, parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.

“Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë që do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë dollarë dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30 milionë dollarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Artikulli paraprakTurqi – Prodhimi industrial në mars u rrit me 2,8%
Artikulli tjetër“Linja e dytë e tubacionit të Rrjedhës Turke mund të lidhet me TAP”