Pyetja:
Eselam alejkum!
I nderuari hoxhë!
Këtu në Zvicër, nëse punëtori i bën 12 muaj punë të rregullt dhe pas kësaj mbetet pa punë, atëherë enti i punësimit e paguan atë për dy vite rresht derisa të gjejë pune, ndërsa nëse nuk i ka bërë 12 muaj punë, atëherë
nuk i takon asgjë nga enti i punësimit, nuk paguhet fare edhe pse nuk mund të gjejë punë.
Pyetja është: A mundet që këta dymbëdhjetë muaj punë t’i plotësojë në mënyrë joligjore edhe pse nuk ka punuar 12 muaj, ka mundësi që t’i bëjë gjoja se ka punuar me qëllim që të përfitojë nga të hollat e entit të punësimit?
Përgjigja:
Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Tradhtia në Islam është e ndaluar. Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: ”Ai i cili na tradhton ne, nuk është prej nesh.”
Dhe kjo vepër që dëshiron të bëjë ky njeri është tradhti dhe nuk lejohet.
Eroll Nesimi