Një central në provincën Burdur të Turqisë, i cili punon me energji diellore dhe ka një fuqi të instaluar 6 mijë e 600 megavat, është blerë nga një konsorcium saudito-egjiptian.
Vazhdon të rritet vëmendja e investitorëve të huaj ndaj potencialit të Turqisë në fushën e energjisë së rinovueshme.
Holldingu “al Aboud”, një konsorcium saudito-egjiptian, ka blerë një central që punon me energji diellore në provincën Burdur të Turqisë dhe që ka një fuqi të instaluar 6 mijë e 600 megavat.
Shitja u realizua në panairin e energjisë diellore të Stambollit, “Solarex”.
Centrali i Energjisë Diellore Burdur është i ngritur në një sipërfaqe 125 mijë metra katrorë dhe në vit prodhon 11 milionë kilovat energji elektrike. Me këtë sasi mund të plotësohen nevojat e 4 mijë banesave për energji elektrike.