Microsoft vlerësohet me 500 miliardë dollarë

Kapitali i tregut të Microsoft kaloi shifrat e 500 miliardë dollarëve për herë të parë që nga viti 2000 ditën e premte.

Aksionet e kompanisë u rritën me 2.1% në 65.64 dollarë, një rekord më vete ky duke çuar vlerën e kompanisë në 510,73 miliardë dollarë shkruan “PCWorld”, transmeton Shekulli raportimet.

Vlerën më të lartë kompania e arriti në mars të vitit 2000 në 550 miliardë dollarë. Megjithatë kompania përsëri qëndron pas Apple e cila vlerësohet me 642 miliardë dollarë dhe Google me 570 miliardë dollarë.

Të enjten Microsoft publikoi raportin financiar të tre mujorit të fundit të vitit duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Përgjatë tetë tremujorëve të fundit, në shtatë prej tyre Microsoft ka thyer parashikimet e analistëve të “Wall Street”.

E gjitha kjo vjen falë përpjekjeve të Satya Nadella për të rivalizuar kompaninë kur mori drejtimin në shkurt të 2014-ës. Atëherë vlera e kompanisë përllogaritej në 315 miliardë dollarë ose 34 dollarë për aksione.

Artikulli paraprakQeveria e Kosovës miraton programin për reforma në ekonomi
Artikulli tjetërSerbia bllokuese e linjës energjetike Kosovë – Shqipëri