Projekti “Rrjedha Turke”, i cili pritet të transportojë gazin rus përmes Turqisë në drejtim të Evropës që është miratuar nga qeveritë më parë ka marrë miratimin e Duma-s.
Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma, ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të transportimit të gazit nga Rusia në drejtim të Turqisë i cili quhet “Rrjedha Turke”, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi është bërë zyrtar përmes një deklarate me shkrim nga Duma. Në këtë deklaratë thuhet se projekti “Rrjedha Turke”, i cili pritet të transportojë gazin rus përmes Turqisë në drejtim të Evropës që është miratuar nga qeveritë më parë ka marrë miratimin e Duma-s.
Në deklaratë thuhet se përmes këtij projekti Gazprom do të transportojë në mënyrë më të sigurtë gazin rus përmes Turqisë në drejtim të Evropës nga viti 2019. Në të theksohet se Rusia pritet të ketë rreth 750 milionë dollarë fitime në vit nga ky projekt.
Ndërsa me ndërtimin e tubacionit të dytë në kuadër të këtij projekti si dhe përcaktimin e vendeve që të importojnë gazin rus pritet që Rusia të ketë të ardhura shtesë, thuhet në vijim të deklaratës dhe më pas shtohet se për pjesën që do të ndërtohet në det nuk do të ketë aplikim taksash.
Marrëveshja u firmos mes qeverisë së Rusisë dhe asaj të Turqisë në Stamboll tetorin e kaluar, ndërsa në kuadër të këtij projekti parashikohet që të ketë dy tubacione, ku secili prej tyre do të transportojë 15.75 miliardë metër kub në vit.
Tubacioni i parë parashikon të dërgojë gaz në Turqi, ndërsa i dyti parashikon transportin e gazit në vendet evropiane pas përcaktimit dhe marrëveshjes me vendet të cilat do të jenë të interesuara për blerjen e tij. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2019.