Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar opinioni ligjor nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përkitazi me marrëveshjet e arritura me institucionet publike, raporton Ekonomia Online.
Menaxhmenti i PK-së ka njoftuar se vendimi është marr për 40 zyra postare nëpër institucionet publike. Sipas AKK-së, Posta ka shkelur konkurrencën.Hoxha, ka deklaruar se edhe pse institucione që drejton ai, ka qenë palë me interes direkt juridik në procesin e hulumtimit të marrëveshjes me MPB dhe komuna, me datën 08 të këtij muaji është njoftuar për këtë vendim.
“Jemi njoftuar nga Autoriteti i Konkurrencës për vendimin rekomandues që në afat prej 60 ditësh të shkëputet marrëveshja për vendosjen fizike nëpërmjet Postës së Kosovës dhe MPB, si dhe Komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës”, ka deklaruar Hoxha.
Ai ka shtuar se Bordi dhe menaxhmenti i Postës, pas analizimit të bazës ligjore në të cilën është thirrur, nenit 4 paragrafi 1.4, kanë konstatuar se vendimi i AKK-së është jashtë mandatit dhe fushëveprimeve të Ligjit për mbrojtjen e Konkurrencës.“Ky vendim e dëmton Postën për 500 mijë euro në vit dhe rrezikon pagat e më shumë se 1000 punonjësve. Mendoj që vendimi është në shërbim të grupeve të ndryshe më interesit. Ne rastin do ta procedojmë në Gjykatë”, ka deklaruar Hoxha.