Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, i cili kap shifrën prej 2 miliardë eurosh, ka marrë aprovimin e komisionit për Buxhet dhe Financa, që të shkoj për votim në kuvendin e Kosovës.
Pas një debati të gjatë në Komisionin për Buxhet dhe Financa, me pesë vota për dhe tri kundër, të anëtarëve të këtij komisioni iu dha drita e gjelbër projekt-buxhetit.
Partia Demokratike e Kosovës pati disa vërejtje për projekt-buxhetin në fjalë.