Ish-punëtori i KEK-ut: KEDS-i u shet rrymën qytetarëve katër fish më shtrenjtë

Qytetarët e Kosovës pothuajse në çdo rast kanë ankesa të drejtuar KEDS-it. Ndërsa janë të shpeshta apo thënë më mirë të çdo nate njoftimet e KEDS-it për ç’kyçje të energjisë elektrike në çdo vend të Kosovës.

Ndërsa si arsye më e shpeshtë sipas tyre e lënies së shumë vendeve pa energji elektrike janë “punimet” apo inkasimet e shumta që sipas tyre po bëhen në vende të ndryshme, e që normalisht ishin dashur të bëheshin dhe të kryheshin gjatë verës.

Ndërsa ish-punonjësi i KEK-ut, Muhedin Haxhiu në një Intervistë për Indeksonline ka treguar ato që sipas tij janë shkaqet më të shpeshta të ç’kyçjes së energjisë elektrike dhe faktin që sipas tij KEDS-i është në vjedhje e sipër të energjisë elektrike nga qytetarët apo më saktë nga marrja shumë e lirë nga prodhimi i KEK-ut dhe shitja pothuajse katër fish më e lartë tek qytetarët.

Sipas Haxhiut, është obligim moral për të të tregojë qartë se pas luftës asnjëherë nuk është vlerësuar si duhet puna e KEK-ut ,sepse sipas tij është përzierë puna e furnizimit me prodhimin.

“KEK-u, Kosova A dhe Kosova B, janë bashkë që bëjnë prodhimin pra janë prodhues të energjisë dhe e shesin atë. Momentalisht ka kontratë me KEDS-in dhe e shesin 26 euro megavatin ndërsa KEDS-i e shet 80 euro megavatin”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij edhe 50 për qind po të vidhej energjia elektrike do të kishin fitim KEDS-i, e lëre më aq shtrenjtë sa është e vjedhur prej disa kohësh.

“E blen shumë lirë prej prodhimit do të thotë nga KEK-u, teksa punëtorët në prodhim e kanë një punë tejet të vështirë, teksa gjatë verës brenda punojnë në 45 gradë celsius, rrezikshmëria dhe gjithçka është shumë gjendje e keqe në mënyrën se si punojnë punëtorët e prodhimit në KEK. KEK-u nuk ka licensë për furnizim, KEK-u është prodhues i energjisë dhe ka kontratë me KEDS-in për shpërndarje me kompanitë e tjera”, ka shtuar Haxhiu.

Sipas tij “Në Kosovë për momentin për furnizim të qytetarëve i vetmi i recensuar në Kosovë është KEDS-i, KEK-u nuk ka licensë për furnizim. KEK-u është prodhues i energjisë KEK-u bënë kontratë me KEDS-in dhe KEK-u mundet me bë kontratë me e shit edhe një blerësi tjetër por për momentin meqë nevojat janë të tilla që ka nevojë për Kosovën për furnizim të KEDS-in kanë bërë kontratën ku KEK-u e shet me një çmim shumë të ulët, 26 apo 28 euro teksa mesatarja të cilën e faturon KEDS-i është diku rreth 80 euro, që është ndryshim i hatashëm”.

Po ashtu sipas këtij të fundit është e vërtetë që është rrit inkasimi, për sasinë e energjisë së fakturume por nuk është zvogëluar vjedhja.

“I vetmi i licencuar për furnizim është KEDS-i, tash është KEDS dhe KESKO, është kompani që ka të bëjë me rrjetin. Ata janë të licencuar dhe të vetmit të autorizuar për të bërë shpërndarjen e rrymës për konsumatorët në Kosovë. KEK-u me KEDS-in kanë kontratë, ai i shet rrymën KEDS-it, në qoftë se KEK-u nuk i jep sasinë e caktime ata munden me u penalizu mes vete janë gjatë kontratave parashihen domethënë sanksionet penale ndaj për mos-kryerjen e obligimeve”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu ish-punonjësi i KEK-ut, i cili tash e dy vite është në pension ka theksuar se “Unë kam reaguar në Indeksonline, pas lajmit në lidhje me mungesën e energjisë elektrike tek banorët e Kosovës dhe në momentin që KEK-u ka refuzuar se nuk ka përgjegjësi. Dhe është e vërtetë se KEK-u nuk është përgjegjës për furnizim të popullatës. KEK-u nuk ka rrjet të furnizimit, KEK-u e jep në trafo 400 apo 220 megavolt dhe e qon në shpërndarje tek KEDS-i. KEDS-i është i vetmi furnizues dhe ka monopol dhe është i vetmi që furnizon dhe është i vetmi i licencuar dhe përgjegjës për furnizim me energji elektrike në Kosovë”.

Gjithashtu Haxhiu ka cekur se sipas mendimi të tij “Në bazë të përvojës mendoj se nuk dëshirojnë të blejnë energji në mungesë të sasive të cilat KEK-u nuk ka kapacitetin me dhënë sa ka nevojë. KEK-u është i limituar në sasinë deri p.sh në 800 megavat energji elektrike të prodhimit. Ai është i obliguar që të bëje kontrata për prodhim të energjisë elektrike aq sa ka mundësi në bazë të bilancit vjetor për tërë vitin dhe sasitë duhen përafërsisht sa janë të nevojshme për popullatën”.

“Nuk ka energji të mjaftueshme pasi nuk e blen, në mënyrë që të përfitojë më shumë. Pra nuk e blen më shtrenjtë se 26 euro prej KEK-ut, sepse në atë rast do të kishte fitim më të vogël nëse do e blinte nga jashtë. Problemi është se KEDS-i ka marrë rolin dhe ka obligim që të furnizojë qytetarët me energji, dhe përgjegjës numër një është KEDS-i, jo KEK-u, sepse KEK-u është prodhues i një sasie të energjisë që ka kontratë për ta shitur tek KEDS-i. KEK-u prodhon në Kosovën A dhe Kosovën B një sasi të konsiderueshme. Sasia e mundur për momentin e prodhimit të energjisë nga KEK-u është më e vogël sesa nevoja e energjisë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa sipas tij arsyeja e vetme që nuk ka energji është se nuk paguhet energjia.

“Pra energjia vidhet dhe përderisa të mos paguhet energjia, kurrë nuk do të ketë energji të mjaftueshme. Edhe nëse ndërtohet kapacitetet e reja ajo nuk është garancion që do të ketë energji përderisa të mos arrihet që të paguhet energjia nuk ka energji përderisa të mos arrihet me u pagu uji, nuk ka ujë, njësoj është në gjithë botën”, ka theksuar Haxhiu.

Duke vazhduar se “KEDS-i është e vërtetë që e ka rritur inkasimin në bazë të sasisë së fakturume por nuk e ka zvogëluar humbjen, vjedhjen e energjisë. Ndoshta e ka përmirësuar pak por është ende larg, duhet qind për qind të eliminohet vjedhja e energjisë dhe qind për qind të paguhet energjia. Të pranohen vetëm humbjet teknike, humbjet komerciale , humbjet që vidhen ato duhet të paguhen. Përderisa të mos paguhen s’ka energji të mjaftueshme. Problemi duhet të dihet saktë, dhe jo të devijohet”.

Haxhiu ka vënë në pah faktin se “KEDS-i ka rrit disiplinën sa i përket inkasimit është e vërtetë mirëpo nuk kanë zvogëluar humbjen komerciale, ende është duke u vjedhur rryma. Këta janë duke marrë energji pothuajse falë nga KEK-u”.

Kurse Haxhiu ka ndarë me qytetarët edhe një shembull shumë të afërt ku “Në lagjen Dragodan brenda javës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike nga gjashtë orë dhe kur kam pyetur se çfarë është problemi kanë theksuar se kanë revizion, kemi ndalim, punë por kjo nuk qëndro. Nga gjashtë orë është reduktim por këta po e thonë “ndalesë” që në këtë formë t’u thuhet qytetarëve se po investohet diçka në mënyrë më të butë për këtë lloj të ndalesës por intervenimet dhe tregu i pajisjeve bëhet në kohën e verës, dhe jo gjatë dimrit kur nevojat janë më të mëdha, me nxemje me gjithçka.

KEDS-i po e keqpërdorë për mendimin tim, dhe janë duke bërë aq intervenime sa tri herë në javë, katër herë në jave është thjeshtë reduktim por nuk po thonë një gjë të tillë”./Indeksonline/

Artikulli paraprakBuxheti i shtetit 2.1 miliard euro për 2017, procedohet në Kuvend me 31 tetor
Artikulli tjetërFlasim për Shqipërinë, e pasurojmë Serbinë!