Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Ata qenë urdhëruar ta adhurojnë vetëm Zotin, me besim të sinqertë ndaj Tij – dhe fe të drejtë – dhe ta kryejnë namazin dhe Zekatin. Kjo është feja e drejtë” (El-Bejjine 98:5)“Ata të cilët i grumbullojnë thesaret e arit dhe argjendit, dhe i shpenzojnë në rrugë tjetër përveç asaj të Allahut, ata t’i paralajmërosh me një dënimi torturues, në Ditën kur ajo (pasuri) do të nxehet në zjarrin e Xhehenemit, dhe të damkosen me të në ballët e tyre, anët dhe shpinat e tyre:
“Kjo është pasuria të cilën ju e grumbullonit për veten tuaj! Shijoni pra, thesarin tuaj të rezervuar!” (Et-Teube 9:34-35) dhe “Le të mos mendojnë ata që janë dorështrënguar me atë çka u ka dhënë Zoti nga të mirat e Tij se kjo është e mirë për ta. Më saktë, kjo është keq për ta. Ajo çka ata mbajnë, do të varet rreth qafave të tyre në Ditën e Ngritjes.” (Ali Imran 3:180)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në autoritetin e Abdullah Ibn Abasit (radiAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) kur e dërgoi Mu’adhin në Jemen i tha:
“Ti je duke shkuar të njerëzit të cilët kanë Libër, pra thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot përveç Allahut, dhe se unë jam i Dërguari i Zotit. Nëse ata i përgjigjen kësaj, atëherë mësoji ata se Zoti i ka bërë obligim për ta pesë namaze në ditë. Nëse i përgjigjen kësaj, atëherë mësoji ata se Zoti i ka obliguar me lëmoshë e cila do të merret nga tëpasurit nga mesi i tyre dhe t’u jepet të varfërve të tyre.
Nëse i përgjigjen kësaj, atëherë ki kujdes që të mos marrësh më shumë nga pasuria e tyre! Ruaju gjithashtu nga lutja e të shtypurit, sepse nuk ka perde në mes të tillit dhe Zotit.”
Buhari transmeton në autoritetin e Ebu Hurejres se Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selam) ka thënë:
“Kujtdo qoftë që i është dhënë pasuri nga Zoti dhe nuk e paguan Zekatin e saj, në Ditën e Ngritjes ajo do t’i paraqitet atij si gjarpër pa qime me dy ‘syze’ të zeza, i cili do ta mbështjellë atë dhe pastaj do ta mbërthejë me nofullën e tij dhe do t’i thotë, ‘Unë jam pasuria jote! Unë jam thesari yt!” pastaj ai lexoi ajetin,
“Le të mos mendojnë ata të cilët janë dorështrënguar me atë çka Zoti i tyre u ka dhënë prej të mirave të Tij se kjo është mirë për ta. Më saktë, kjo është keq për ta. Ajo çka ata mbajnë do të varet rreth qafave të tyre në Ditën e Ngritjes.” (Ali imran 3:180)
Autor: Imam el-Bejheki