Greqia dështon përsëri në pagimin e borxhit FMN-së

Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice me anë të një komunikate ka konfirmuar se qeveria greke nuk ka respektuar afatin dhe nuk ka paguar këstin në vlerë 456 milionë euro, duke e rritur kështu borxhin total të Greqisë ndaj FMN-së.
 
Greqia dështon përsëri në pagimin e borxhit FMN-së
Greqia nuk ka paguar këstin e borxhit kreditor ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), afati i të cilit ka skaduar të hënën në mbrëmje.
Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice me anë të një komunikate ka konfirmuar se qeveria greke nuk ka respektuar afatin dhe nuk ka paguar këstin në vlerë 456 milionë euro, duke e rritur kështu borxhin total të Greqisë ndaj FMN-së në dy miliardë euro.kriza greke
Paralelisht, Bordi Ekzekutiv i FMN-së javën e ardhshme do të shqyrtojë kërkesën e Greqisë për aprovimin e një afati shtesë për pagimin e borxhit kreditor, i cili duhej të ishte shlyer deri më 30 qershor.
Greqia deri më 30 qershor nuk i ka FMN-së paguar borxhin në vlerë prej 1,5 miliardë euro dhe kështu për të shtatën herë në histori të saj vendi ka përjetuar një falimentim financiar.
Liderët e Eurozonës dhe Greqisë në mesnatën e dielës në Bruksel arritën në parim një marrëveshje për paketën e tretë të ndihmës financiare për Greqinë, marrëveshja e cila duhet të kalojë procedurat parlamentare në Greqi dhe në anëtaret e Eurozonës.
Qeveria greke pas negociatave maratonë ka arritur një marrëveshje me Eurozonën për reformat e kushtëzuara për vazhdimin e ndihmës financiare.
Nëse parlamentet e Greqisë dhe Bashkimit Evropian aprovojnë marrëveshjen në fjalë, Eurozona në tre vitet e ardhshme do t’i paguajë Greqisë 86 miliardë euro për të ndihmuar vendin të dalë nga kriza aktuale.
Artikulli paraprakDhjetë mijë vende pune për sektorin e IT-së
Artikulli tjetërQumështarët kërkojnë: Qeveri shpëto 40 mijë vende pune