Kosova as sivjet nuk e siguron bukën e motmotit, importon nga Serbia

Kosova nuk do të arrijë të siguroi bukën e motmotit me rreth 84 mijë hektarë sipërfaqe të grurit sa ka në këtë vit. Nga këto të mbjella që këto ditë ka nisur edhe fushata zyrtare e korre-shirjeve, pritet të plotësohen rreth 50 për qind e kërkesave të konsumit. Kurse, pjesa tjetër me grurë dhe miell mbetet të mbulohet nga importi i vendeve të rajonit dhe si viteve tjera edhe nga Serbia.
 
Kështu thanë njohës të bujqësisë, edhe pse zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë i kundërshtojnëkëto të dhëna. Zyrtarë të kësaj Ministrie thanë se nga rendimentet e grurit të sivjetme pritet të mbulohen kërkesat e qytetarëve rreth 80 për qind. Sipas Shklezen Dragajt, këshilltar për medie i ministrit të Bujqësisë, fushata e korre-shirjeve po shkon duke u normalizuar pas fillimit zyrtar që është bërë të premten.
 
Dragaj tha për kp se sipas statistikave të kësaj Ministrie janë mbi 84 mijë hektarë në gjithë territorin e Kosovës me grurë, prej të cilave janë rreth 11 mijë fermer të cilët kanë aplikuar për mbështetje nga Ministria e Bujqësisë për subvencionim të grurit.
 
 
“Sivjet llogaritet, sipas statistikave tona janë mbi 84 mijë hektarë në gjithë territorin e Kosovës, prej të cilave janë rr eth 11 mijë fermer të cilët kanë aplikuar për mbështetje nga Ministria e Bujqësisë me subvencionim për grurë, diku 90 për qind prej tyre mjetet kanë dalë para fillimit të korre-shirjeve, në mënyrë që ne kemi dashur t’iu krijojmë një lehtësim më të madh që fermerët ti kenë mjetet para fushatës së korre-shirjeve. Po presim që edhe për një mijë aplikues të tjerë të bëhet procesi kalkulimit dhe verifikimit dhe të procedohen gjatë kësaj jave pagesat edhe për ta. I verifikimit dhe kalkulimit dhe do të dalin mjetet edhe për ta”, thekson Dragaj.
 
Ai theksoi se janë 44 mijë hektarë të cilat subvencionohen nga Ministria e Bujqësisë. Nga këta të gjithë, sipas tij, janë mbështetur me nga 150 euro për hektarë që përbën një rritje në krahasim me vitin e kaluar të cilat kanë qenë 125 euro për hektarë.
 
“Nuk mund ta dimë saktë për shkak se Komisioni i cili është për monitorimin e fushatës në kuadër të ministrisë aty bëjnë pjesë edhe drejtoritë komunale dhe shoqatat bujqësore, natyrisht do të nxirret raporti javor se si po shkon procesi. Llogaritet diku zakonisht nëpër vite 3.5 deri 4 ton për hektarë, mirëpo nuk dëshirojmë të japim të dhëna se është kaq, ose kaq, për shkak se varet jo veç nga ato sa janë mbjellë, mirëpo edhe prej kushteve atmosferike”, tha Dragaj.
 
Ai tha se nuk i plotësojmë kërkesat 100 për qind, kjo mund të jetë prej 80 ose 75 për qind. Sipas tij, se sa do të plotësohen kërkesat krejt do të varet nga raporti përfundimtar pas korre-shirjeve.
 
 
“Natyrisht që nuk i plotësojmë 100 për qind, është në masën prej 80 ose 75 për qind. Po them se sa do ti plotësojmë krejt do të varet nga raporti se çfarë rendimesh do të ketë. Nuk dëshirojmë të japim dhe të spekulojmë me shifra… Po raporti përfundimtar se sa kemi dhe sa do të plotësohen nevojat nga produkti vendor, tek pas përfundimit të fushatës do të dihet se sa”, tha Dragaj.
 
Ndërsa, profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, theksoi se në bazë të kërkesave të popullatës që janë në Kosovë, nga këto sipërfaqe kultivuese sa janë sivjet më grurë, sondazhet e realizuar në terren premtojnë se diku rreth gjysma e ushqimit përkatësisht 50% siguron Kosova bukën.
 
Rusinovci e ka kundërshtuar mënyrën e subvencionimit të bujqve, sepse sipas tij ky mekanizëm i cili është obligativ e domosdoshëm për fermerët duhet krejtësisht ndryshe të ndërrohet viteve të tjera. Ai tha se nuk mund të jetë kriteri i vetëm një njësi sipërfaqësore për t’u mbështetur ose për t’u subvencionuar.
 
Profesori ka folu edhe për çmimin e grurit dhe bukës, i cili tha se çmimin sikur viteve tjera edhe për këtë vit e cakton tregu në berëz ndërkombëtare. Ai nuk pret ngritje ose ulje të çmimit pas fushatës së korre-shirjeve.
Artikulli paraprakVullneti politik duhet konvertuar në investime
Artikulli tjetërQeveria e Kosovës hartoi strategjinë kombëtare për zhvillim 2016-2021