Marrëveshje bashkëpunimi mes Turqisë dhe Maqedonisë për zhvillimin e bujqësisë

Është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit mes Institucionit të Bujqësisë dhe Agjencisë për Mbështetjen e Zhvillimit Rural të Turqisë (TKDK) dhe Agjencisë për Përkrahjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të Maqedonisë. Protokolli i cili synon të forcojë marrëdhëniet mes institucioneve të cilët vënë në përdorim fondet e BE-së në fushat e zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimi rural, gjithashtu përfshin edhe ndarjen e ndërsjellë të njohurive dhe eksperiencës në procesin e anëtarësimit në BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Sektorit të Bujqësisë dhe Agjencisë për Mbështetjen e Zhvillimit Rural të Turqisë (TKDK), Ali Recep Nazlı, duke theksuar se kanë përfunduar Instrumentin e zhvillimit rural për ndihmë para-anëtarësimit në BE (IPARD I) tha se: “Kemi marrë një projekt me një investim mbi 2.1 miliardë lira. Ne kërkuam një buxhet shtesë nga komisioni, por nuk i janë afruar kësaj. Pritshmëria e tyre në fillim ishte se nuk do të mund ta përdoronim dot këtë buxhet”.

Ndërkohë Nazlı, i cili ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje u shpreh se mes Maqedonisë dhe Turqisë krahas miqësisë kanë edhe veçori të përbashkëta si dy vende kandidate në BE.

Nazlı, i cili vë në dukje se me Agjencinë në Maqedoni kanë patur takime për një kohë të gjatë ai ka theksuar se në kuadër të këtij protokolli ekspertët e të dy vendeve do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre duke u takuar së bashku.

Ai duke tërhequr vëmendjen se më parë kanë realizuar një marrëveshje edhe me institucionin e ngjashëm në Kroaci u shpreh se “që nga dita e sotme kemi nënshkruar protokollin e bashkëpunimit me Agjencinë e Maqedonisë, ndërsa në muajt e ardhshëm planifikojmë të kemi një bashkëpunim me agjencitë në Poloni dhe Bosnje Hercegovinë”.

– “Ne kërkuam një buxhet shtesë nga komisioni, por nuk i janë afruar kësaj”-

Nazlı, i cili ka tërhequr vëmendjen se që nga dita e djeshme kanë përfunduar programin IPARD I ai u shpreh se: “Kemi marrë një projekt me një investim mbi 2.1 miliardë lira. Buxhetin e programit IPARD I e mbaruam dhe e përfunduam me sukses. Ne kërkuam një buxhet shtesë nga komisioni, por nuk i janë afruar kësaj. Pritshmëria e tyre në fillim ishte se nuk do të mund ta përdoronim dot këtë buxhet. Por si rezultat i përpjekjeve të kolegëve tanë erdhëm në një pozitë për të përdorur akoma edhe më shumë buxhetin. Tani edhe sikur të na japin 3-4 fishin e saj nuk do të ketë asnjë problem, mund ta përdorim. Por në disa vende kandidate ka probleme në kuptimin e përdorimit të buxhetit. Në çështjen për zgjidhjen e kësaj do të përpiqemi të ndihmojmë vendet e tjera kandidate në BE”.

Nazlı, ka shtuar më tej se grupi i të ftuarve nga Maqedonia do të kenë mundësinë të vizitojnë komplekset turistike në qytetin Nevshehir dhe do të marrin informacione rreth projekteve të realizuara.

Ndërsa Biljana Vukoviç, drejtuese sektori në Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të Maqedonisë në një fjalën e saj në takim tha se beson se ky bashkëpunim do të jetë një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe do të ofrojë mundësi për të dy palët.

Ajo ka theksuar se Maqedonia që prej një kohe të gjatë është duke pritur për anëtarësim në BE dhe u shpreh se edhe Turqia ka hasur probleme të tilla në procesin e negociatave. Gjithashtu ka  shtuar më tej se ata kanë realizuar takime shumë të vështira në Komisionin Europian dhe në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave të vendeve kjo është shumë e rëndësishme.

Artikulli paraprak850 vende të reja pune në turizëm
Artikulli tjetër“Bild”: Falimentimi i Greqisë, i pashmangshëm