Revolucioni total në ekonominë islame (Dr. Robert Dickson Crane)

Revolucioni total në ekonominë islame
 
Dr. Robert Dickson Crane
 
 
 
 
1. Ekonomia e tevhidit
 
Në kohën e kthesës rrënjësore, një revolucion gjysmak nuk kryente asgjë, por vetëm sjellte më shumë padrejtësi, thjesht dështonte në zgjidhjen problemeve aktuale.
Ekonomistët islamë me dekada të tëra janë fokusuar në mikroproblemet e kamatërisë, por dështuan në drejtimin e një problemi më të madh – boshllëkun e pasurisë. Caktimi i kamatës së borxhit në të vërtetë është një faktor që kontribon, por nuk është i vetmi faktor i rëndësishëm. Bankat e ashtuquajtura islame i zgjerojnë aktivet në miliarda dollarë duke i bindur muslimanët për investimin e parave të tyre në ato banka. Në fakt, këto banka dhe veprimet e tyre janë mashtruese dhe e gjithë kjo bëhet për të reklamuar drejtësi ekonomike, e arsyeja pse ato janë të tilla është se ato me vetëdashje janë futur në sistemin global bankar, struktura e të cilit është përplot me defekte institucionale.
Në Islam gjithçka është e lidhur sipas shembullit të tevhidit. Kjo lidhje e ndërsjelltë harmonike, e cila e reflekton Njëshmërinë e Krijuesit, është manifestuar në atë formë që juristët e mëdhenj islamë e quajtën parim univerzal të drejtësisë. Këta (parime univerzale) në Islam njihen si dispozita të Sheriatit.
Çështja më e diskutueshme në ideologjinë moderne islame dhe në atë sekulare perëndimore është e drejta e pasurisë. Kuptimi thelbësor i këtij parimi të përgjithshëm të drejtësisë ekonomike është rrespekti për pasurinë private lidhur me prodhimin dhe të drejtën univerzale e çdo njeriu për pronësinë e kapitalit.
 
 
 
2. Dy parimet e drejtësisë ekonomike
 
Koncepti islam i drejtësisë së ekonomisë është i bazuar në dy përime.
Parimi i parë është sovraniteti i All-llahu të Lartësuar kundrejt krijesave të Tij. Në bazë të këtij, pronësia e pasurisë private është e shenjtë, por vetëm nga shkaku se e përfshin përgjegjësinë e administrimit nga pronari. Gjithsecili që fiton nga dobia e kapitalit, ka të drejtë të shijojë nga ai (fitimi), porse duhen fituar në mënyrë të ndershme dhe të shpenzohen në ndihmën e nevojtarëve dhe të margjinalizuarve nga shoqëria, krahas profitit që duhet lënë në shtëpi.
Ky element shoqëror në pronën private bazohet në vetinë themelore islame të njohur si infak, domethënia e së cilës është se njeriu duhet të jetë më i prirur për të dhënë se për të marrë. Kjo veti është univerzale te çdo person, vetëmse duhet të kultivohet, përndryshe, natyra egoiste e çdo njeriu do të tentojë të marrë sovranitet në atë që i përket të Lartësuarit. Për këtë arsye, një prej shtyllave bazë të Islamit me qëllim për ruajtjen e bindjes ndaj Zotit është lëmosha.
Lëmosha përbëhet edhe prej sadaka-së, e cila ka të bëjë me përmbushjen e nevojave të kujtdo qoftë edhe atë në mënyrë vullnetare; dhe prej zekat-it, i cili është urdhër për çdo musliman (të pasur) dhe bazohet në intenzivitetin e mjeteve të prodhimit, në proporcion me rritjen e të hyrave njerëzore ose përmes punës, ose përmes kapitalit. Fitimeve nga puna u është vënë taksë prej 2%, por fitimeve nga toka e kultivuar u është vënë taksë prej 10%, sepse toka është krijuar nga Zoti. Profiteve nga minierat etj., që faktikisht vijnë direkt nga Zoti, u është vënë taksë prej 20%. Kjo stimulon për ta zgjeruar teknologjinë dhe për ta aplikuar atë në përditshmëri.
Parimi i dytë është se fuqia ekonomike është e varur me fuqinë politike. Drejtësia ekonomike nuk është vetëm një aspekt i i drejtësisë politike, por ajo paraqet bazamentin e saj. Asnjëra pa tjetrën nuk mundet të funksionojë. Kjo është pjesë e konceptit të tevhidit, i cili na mëson ndërvarësinë e gjithçkafit në gjithësi. Copëzimi i diturisë në pjesë të ndara është shkak përbërës i kaosit. Bar shërues konsiderohet rithemelimi i saj.
Aspekti më i rëndësishëm i këtij parimi ndaj së drejtës së pronës private është njohja që pronësia e tillë është e drejtë univerzale e çdo njeriu. Kjo e drejtë nuk mundet të uzurpohet nga qeveria siç bëhej në socializëm, në të cilin pronësia, sipas proletarëve është trillim i thjeshtë. Veç kësaj, parimet islame të pronësisë univerzale nuk përputhen me mirëqenien ekonomike të ekonomisë kapitaliste, e këto (mospërputhje) kanë formuar pengesa në qasjen ndaj pronësisë, e ai (veprim) justifikohej përmes ridistribuimit të profiteve prej të pasurve ndaj të varfërve. Rezultati i arritur është përqëndrimi ndaj pronësisë dhe mbushje konstante e boshllëqeve të pasurisë, në nivel lokal, po edhe global.
Drejtësia ekonomike në mendimin tradicional islam mundet të krahasohet me skicën e teorisë moderne të hyrje-daljes, përmes së cilës, çdokush ka të drejtë të marrë pjesë qoftë përmes kapitalit apo përmes punës në prodhimin e pasurisë dhe të drejtën e barabartë të shpërndarjes së kësaj pasurie, të bazuar në të hyrat personale. Roli i vetëm i qeverisë është ta mbrojë parimin e kufizimit si parim i drejtësisë harmonike, i cili ka të bëjë me sigurimin e balansimit të drejtësisë kontributive dhe asaj distributive. Edhe socializmi ekonomik e edhe kapitalizmi i refuzojnë këto parime.
Babai i ekonomisë bashkëkohore islame është Muhamed el-Tahir ibn Ashuri. Ai ligjëronte në univerzitetin e Zjetunës në Tunis dhe në një kohë ai ishte mufti i Tunisit. Kontributin më të madh që e ka dhënë për Islamin është rigjallërimi synuar drejt jurisprudencës islame që ajo të studiohet në mënyrë normative, pasi ky (studimi normativ) ka qenë në zhdukje e sipër për 6 shekuj, gjegjësisht prej vdekjes së jurisprudentit të madh islam – el-Shatibit. Ibn Ashuri u inspirua nga dorëshkrimi i Shatibit (“El-Muvafekat”) kur ai ishte nxënës dhe pikërisht me ndihmën e të cilit edhe i vazhdoi studimet. Vlen të ceket se në studime ishte sëbashku me Muhamed Abduhun.
Ibn Ashuri vdiq në moshën 94 vjeçare (1973), por ai shpiu në rrugën drejt rilindjes së qëllimeve më të larta në mendimin islam me formimin e një koleksioni jo të kufizuar për nder të përgjegjësive të reja që u bënë bazament i shkencës islame në të drejtat e njeriut. Ai e publikoi veprën e tij të madhe “Dispozitat e Sheriatit Islam” në vitin 1946, kur marksizmi i kishte bërë për vete thuajse të gjitha kokat intelegjente islame, edhe të liberalëve, edhe të atyre që ishin konzervativë.
Qëndrim i ibn Ashruit ishte se marksizmi është joislam në teori, kurse katastrofal në praktikë.
Propozimi i tij më radikal ishte se pasuria në ekonominë intenzive më parë formohet nga kapitali se nga puna. Ai në këtë mënyrë e gjykonte Marksin, i cili në kundërshtim me shumë dëshmi, pohonte se puna është faktori i vetëm në shtimin e pasurisë, ndërsa kapitali është thjesht një “formë e ngrirë” e saj (punës). Kjo teori laburiste e ashtuquajtur e vlerës, e justifikonte shpronësimin e gjithë pasurisë private nga forca e shtetit në emër të klasës punëtore, të cilët përndryshe do të ishin të dënuar përgjithmonë me statusin rob-rrogëtar. Kjo teori marksiste është dominante në shumë vende të botës islame, për arsye se ajo është e pranuar në univerzitetet më të mira të Amerikës.
Ibn Ashuri e shtjelloi parimin e barazisë së mundësisë dhe e lidhi me qasjen ndaj ruajtjes së pasurisë private. Ai e merrte në konsideratë rrespektin e pronës private në fushën e prodhimit dhe ruajtjen e parimit thelbësor të së drejtës së mallit. Parimin: “Ruajtja e pronës private, çon kah ruajtja e pronës lokale, nga shkaku se ruajtja e tërësisë arrihet nga ruajtja/mbrojtja e pjesëve përbërëse” (fq. 121), e konsideronte si parim plotësues thelbësor. Ky parim i takon vetëvendosjes, edhe në ekonomi, edhe në politikë.
Ibn Ashuri ishte thuajse një shekull përpara kohës së tij, me shpikjet që i bënte, si p.sh.: ekonominë trifaktorëshe, e cila ishte vendimtare ndaj këtyre mjeteve të pronësisë së kapitalit të gjerë, siç janë korporatat investitore lokale. Ai thoshte: “Për bashkësinë lokale dhe anëtarët e saj ekzistojnë dy mënyra në shtimin e pasurisë: Tamalluk-i (zotërimi) dhe tekasub-i (fitimi). Tamalluk do të thotë zotërim i pasurisë, me fjalë tjera, t’i kesh në pronë gjitha mjetet prodhuese jonjerëzore, të cilat munden të defonihen si kapital. Tekasub-i është ekuivalent me punën njerëzore në përdorimin e kapitalit. Ky (dmth. shtimi i pasurië apo prodhimi) varet prej tre faktorëve: tokës, punës dhe kapitalit” (fq. 282).
Toka i përfshin resurset natyrore, të cilat janë të krijuara nga Zoti.
Puna si faktor i prodhimit e përfshin zotësinë e menaxhimit brenda një korporate për ta caktuar e për ta rritur rendimentin dhe efikasitetin e saj.
Kapitali mundet të interpretohet si përmbajtje e rezultateve të mundit njerëzor, pasi që të kompletohet faktori punë. Veç tjerash, ibn Ashuri kapitalin e definon si vijon: “Mjetet e punës, si p.sh. motorat, pajisjet elektrike, e madje edhe kafshët munden padyshim të llogariten si kapital” (fq. 284).
Gjithë këta faktorë munden të zotërohen ndamas. Sipas ibn Ashurit, çdo gjë që mundet të zotërohet veç e veç, duhet të bëhet ashtu. E ky pra, është parimi gjeneral i ekonomisë islame. Konkluzioni është se procesi i zgjerimit të pronësisë së pasurisë së ardhshme nuk duhet t’i marrë me forcë të drejtat e pronësisë që kanë qenë të akumuluara prej së kaluarës, ngase çdo konfiskim ndaj të drejtave të atilla është shkelje e vlerës së shenjtë të pronësisë si të tillë. Përjashtim i vetëm do të ishte ndonjë fushë e veçantë. Fondet për një përvetësim të këtillë, si dhe për themelimin e industrive të reja përmes korporatave investitore lokale munden dhe duhen të vijnë prej një formimi parash falas nga banka qendrore për ndërmarrjet produktive, të zotëruar individualisht nga çdo pjesëtar i bashkësisë.
Dega e katërt e ekonomisë, veç faktorëve të prodhimit, është infrastruktura e padallueshme e shtetit, duke përfshirë sistemin legal dhe ligjet që e udhëheqin bankimin, taksat dhe korporatat. Kjo infrastrukturë e zotëruar publikisht të funksioneve të shoqërisë, çon ose kah koncentrimi më i madh në pronën private ose kah demonopolizimi i pronësisë prej rritjes së shpejtë të pasurisë së shoqërisë, si pjesë e politikës publike për ngushtësimin ose mbylljen totale të boshllëkut pasuror. Meqenëse shteti është monopoli i vetëm i fuqisë së shoqërisë, ai duhet ta minimizojë fuqinë e tij dhe ta maksimizojë atë të pjesës civile së shoqërisë, përkatësisht, të personave fizikë apo juridikë. Kjo më së miri mundet të kryhet duke promovuar demokraci ekonomike, si mjeti më të mirë për ndjekjen e vizionit të demokracisë politike.
Në vazhdim pason parimi rreth ekonimisë islame i pranuar univerzalisht.
Ibn Ashuri, të hollat dhe kreditin nuk i konsideronte si mjete të prodhimit apo si kapital, pasi këto i kahëzojnë njerëzit drejt instrumenteve të prodhimit që njihen si kapital, duke ua mundësuar këtyre ta drejtojnë përdorimin e instrumenteve të cekura. Këta simbole të vlerës janë media të shkëmbimit që e përcaktojnë sasinë e vlerës ekonomike dhe e lejojnë implementimin e premtimeve si vlerë shoqërore.
Ibn Ashuri nuk ishte i instruktuar të sajojë mjete të veçanta institucionale për të bërë të holla apo kredit të bazuar më mirë në profitin e së ardhmes sesa në kursimet e së kaluarës, (parim ky) i cili mundet dhe duhet të jetë principi islam ndaj kontributit të ekonomisë së shek. XXI të drejtësisë së ndjeshme. Megjithatë, koleksioni i tij, në mënyrë të pashmangshme shpie kah ajo se është e drejtë univerzale për secilin njeri të jetë pjesëmarrës në zotërimin e pasurisë produktive. Kjo pastaj, çon kah ajo se është përgjegjësi e secilit pjesëtar të bashkësisë që nëpërmjet shtetit ta lehtësojë këtë nga perfeksionimi i institucioneve financiare, kështuqë ato (institucionet) do të zgjerohen në vend se të përqëndrohen në pronën e kapitalit dhe në vend që ta rrisin boshllëkun e pasurisë, ai do të ulet, i cili, përndryshe, do të ishte i paevitueshëm në shoqërinë moderne. Teoricienët perëndimorë kanë zhvilluar pjesë të ekonomisë islame, por pak prej tyre e patën përfytyrimin për t’i parë ato si përbërëse të një koleksioni holistik e edhe më pak (i shikuan) si pjesë të një paradigme të idesë transdisiplinare.
Nganjëherë, sistemi i ekonomisë së pronësisë pranohet nga të gjithë, i cili bazohet në tri faktorët e sipërcekur të prodhimit, siç i ka përfytyruar shejhu i nderuar ibn Ashuri në paraqitjen e tij revolucionare të drejtësisë normative islame, mënyrat e së cilës për t’u miratuar janë të aplikueshme. Ato (faktorët) sajohen vetëm nga imagjinata dhe zgjuarsia njerëzore dhe nga nxitja për ta perfeksionuar sistemin monetar, kështuqë në mënyrë efektive do të demokratizohet ekonomia dhe në këtë mënyrë shtetit do t’i lehtësohen barrat.
 
 
 
3. Çështja e pronësisë së paligjshme
 
Ata që janë ithtarë të idesë socialiste të bazuar në teorinë laburiste të vlerës, sjellin dëshmi se pasuria e fituar me shtypje, nuk është legjitime e ç’është edhe më pak, nuk është as e shenjtë. Prandaj, drejtësia kërkon që qeveria të shpërndajë të holla për ata që nuk posedojnë pasuri. Pronarët, të cilët Karl Marksi i emërtoi me emrin “kapitalistë”, nuk kanë të drejta mbi pasurinë e tyre, ngaqë pasuria në vetvete nuk ka vlerë, por njerëzit po. Ka një përgjigje rreth këtij pohimi, edhepse ajo mundet të përfshijë një sofistikim epistemologjik dhe ontologjik. Duhet të dallohet pasuria si e tillë prej asaj pasurie që e posedojnë njerëzit. E drejta e pronësisë së pasurisë është pjesë e ligjit të natyrës. Çdo religjion dinjitetin njerëzor e njeh si të drejtë univerzale e esenciale. Njerëzit kanë ndërtuar institucione për ta promovuar këtë të drejtë. Ndërkaq, ekstremistët me ndihmën e monopolit kapitalist ose të atij socialist kanë themeluar institucione për ta mohuar atë. Problemi, pra, qëndron te këta (ekstremistët), e jo te pasuria apo te poseduesit e saj. Të këtillët janë një prej shkaqeve më të mëdha të terrorizmit global, e veçanërisht ata që janë ideologjikisht të motivuar për ta shuar terrorizmin duke u drejtuar kah kundërterrorizmi, mirëpo pa i adresuar shkaqet në institucionet përkatëse – gjë që e kufizon qasjen ndaj pronësisë së pasurisë.
 
 
 
4. Drejtësia sociale
 
Partia Revolucionare Amerikane ka një zgjidhje më të sigurt dhe në fund, një (zgjidhje) më të mirë të përfituar nga paradigmi i drejtësisë sociale. Kjo bazohet në botimet e William Feree rreth drejtësisë sociale, duke filluar me disertacionin e tij në 1942 të titulluar “Akti i Drejtësisë Sociale”. Kjo tezë u paraqit në librin e tij “Hyrje në Drejtësinë Sociale” në vitin 1948, ndërsa 6 vite më vonë kjo u përpunua edhe më mirë, në të cilën (dmth. në të përpunuarën) u nda drejtësia sociale nga lëmosha sociale. Lëmosha sociale, pra, nuk është drejtësi, por ajo luan rolin e shtupës që qëndron përderisa lëvizja e drejtësisë sociale t’i ndërrojë institucionet të cilët e mohojnë drejtësinë ekonomike.
Feree i sjell ndër mend mësimet klasike krishtere rreth virtytit, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk përdoren më ndër katolikët. Në Islam, këto njihen si ahlak. Këto janë vlera të individëve që punojnë në shoqëri për t’i diskutuar pikat e drejtësisë së dhembshme, të cilat pika nuk munden të diskutohen apo të adresohen nga ndonjëri që punon vetëm. Feree gjithashtu e diskuton çështjen e tërheqjes së personave të cilët jo vetëm që nuk kanë mundësi të përmirësojnë diçka, por edhe ndjehen të detyruar të jenë pjesë e tyre (institucioneve që e mohojnë drejtësinë ekonomike).
Strategjia e drejtësisë sociale është të ndërtojë grupe si përkrahës të lëvizjes islame për ta ndërruar atmosferën në aspektin politik, e sa i përket aspektit institucional, ai mundet të ndërrohet pa ndonjë revolucion të dhunshëm. Kërkesa e parë për një lëvizje të atillë është që pjesëtarët e saj të kenë vizion të përbashkët, mirëkuptim të përbashkët rreth sigurimit të financave etj. Kjo mundet të jetë e mundshme vetëm nëse është e ndërtuar në konsensus ndërmjet sqarimit në çdo fe. Megjithëse, mundet të duket si imponuese të sillesh si puritan në kërkimin e një konsensusi të atillë, s’ka mënyrë tjetër për të ndërtuar lëvizje efektive.
Tani i kthehemi çështjes rreth asaj se kush është fajtor për rritjen e shpejtë të zbrazëtirës së pasurisë brenda në vend dhe jashtë tij. A mos është ekzistenca e pasurisë apo ekzistenca e të pasurve? A po ndoshta mos është e atyre, përgjigja e të cilëve është zilia pasive, apo madje armiqësia aktive pa ndonjë zgjidhje?
Jo, në asnjërën prej këtyre! Faji qëndron tek revolucionarët e pjesshëm, të cilët vetëm i vështrojnë problemet ose adresojnë vetëm disa pjesë të tyre (problemeve) pa ndonjë vizion drejtësie. Ajo që na duhet neve është një revolucion i përgjithshëm që bazohet në Faktorin e Parë të prodhimit – në Zotin Një.
Artikulli paraprakEkonomia Islame – Nga Nicholas Klassen
Artikulli tjetërA mos jetojmë vetëm që te konsumojmë?