Centët që vlejnë shumë

“S’kam 5 centë, a banë një sakëz apo krembanane”, kjo është shprehja që klientët e dëgjojnë shpesh nga shitësit në marketet e Kosovës. E për 1 e 2 cent as nuk flitet në arkat e pagesave të mallrave.
 
Krejt kjo bëhet me arsyetimin se në kasafortat e marketeve nuk ka para të imta. Bile shpeshherë akuzohen institucionet bankare me në krye Bankën Qendrore të Kosovës për mos posedim e lëshim në qarkullim të centave.
Por, në fakt situata është krejt ndryshe.
 
Para të imëta, apo centë siç njihen ka mjaftë në tregun e Kosovës.
 
Bile, në Bankën Qendrore të Kosovës tregojnë se sasia e tyre është afro 2 milionë copë.
 
“1 Cent, gjithsej 664.500 copë denominime që BQK ka furnizuar ekonominë e Kosovës. Këtë furnizim BQK e bënë në mënyrë indirekte përmes bankave komerciale të cilat me pas furnizojnë bizneset. 2 Cent gjithsej 688.000 copë. Në vitin 2014 5 Cent-gjithesejte 1 milion e 5750 copë denominime”, ka thënë për Gazetën Fjala, Besnik Kada zyrtar për informim në BQK, raporton gazetaFjala.
 
Por, përveç kësaj tani në shumicën e marketeve të Kosovës nuk mund blesh edhe artikuj me para të imta.
E, zërin ndaj këtij “mashtrimi” të konsumatorë nga ana e bizneseve është ngritur shumë herë nga shoqëria civile e organiztata joqeveritare.
 
Nisma e fundit për këtë ka qenë edhe thirrja “kthema 1 cent”, e cila ka nxjerr në pah një fitim kogja të madh të bizneseve nga moskthimi i këtij kusuri të imët, raporton gazetaFjala.
 
“…një biznes nga mos kthimi i kusurit prej 1 cent, nëse shet brenda ditës 10.000 produkte me një çmim prej 99 centësh, në fund të ditës ai biznes del me një akumulim të hollash me shumë prej 100€. Nëse e njëjta gjë vazhdon për një vit të tërë, një biznes i caktuar fiton ilegalisht 36.500€ nga mos kthimi i vetëm 1 centi”, është thënë në publikimin e kësaj nisme.
Këtë çështje e ka ngritur disa herë edhe Organizata “Konsumatori”. Selatin Kaçaniku, drejtues i saj ka deklaruar se ndalja e kusurit është një hajni klasike që i bëhet konsumatorit.
 
“Këtu duhet që edhe vet konsumatorët të jenë insistues sa i përket kusurit. Nuk duhet lënë asnjë cent. Secili biznes është i obliguar të ketë para të imta dhe kusuri sado që të jet i pakët duhet ti kthehet konsumatorit”, ka deklaruar Kaçaniku.
Edhe në Bankën Qendrore të Kosovës thonë se fajtor për moskthim të kusurit janë bizneset, por ata kërkojnë që edhe qytetarët të jenë më këmbëngulës në kërkim të këtyre parave.
 
“BQK është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë vendore me kartëmonedha dhe monedha euro për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme. Për kryerjen e këtij funksioni BQK-ja mbanë sasi optimale (të mjaftueshme) të monedhave euro dhe i furnizon këto të fundit në mënyrë të vazhdueshme. Qytetarët duhet të ngulin këmbë në kthimin e kusurit në vlerat e tilla për faktin se BQK mbanë sasi të mjaftueshme për furnizim të tregut”, ka thënë Besnik Kada nga BQK.
 
Në Kosovë, ekziston edhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit i cili e rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, e ndër to theksohet “E drejta për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve dhe e drejta e mbrojtjes juridike të konsumatorit.”
 
Sipas disa të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, thuhet se në vitin 2007, kjo bankë ka furnizuar tregun bankar me 49.500 copë të monedhave nga 1 cent; në vitin 2008, 74.000 copë; në 2009 nuk ka furnizuar më asnjë cent njishe. Ndërkaq, në vitin 2010, bankat komerciale kanë kërkuar 69.000 copa nga 1 cent dhe në vitin 2011 ka pasur 251.000 copë nga 1 centë.
Furnizimi me para të imëta gjatë vitit 2013-2014 (raport i BQK).kohaislame
Artikulli paraprakHoti: Në tre muajt e parë të vitit, Qeveria ka kursyer 11 milionë euro
Artikulli tjetërNë rënie investimet e huaja në Kosovë