“Bankat Islame duhet të konsolidohen”

Industria bankiere ndërkombtare Islame duhet të forcojë (përmirësojë) krijimin e më shumë lojtarëve konkurent që të sfidojë vendet rivale përendimore.
 
 
Janë rreth 300 banka Islame ndërkombtare dhe institucione financiare por ato përbëjnë vetëm 1% të pronës globale të bankave dhe shumë prej tyre janë të nënkapitalizuara, tha udhëheqësi i bordit për sherbime financiare Islame ose IFSB.
 
“Është një nevojë për banka më të mëdha Islame. Ne nuk i kemi dëshirat e HSBC-së, Citibankës apo Standart Chartered” iu tha reporterëve sekretari gjeneral i IFSB Rifat Ahmed Abdel Karim në një konferencë për bankimin ndërkombtarë islam në Kuala Lumpur të Malajzisë.
 
ISFB-ja, me bazë në Kuala Lumpur, përmbledhë standardet e vetrregulluara për bankim islam të bazuar në ligjet e sheriatit, i cili ndalon investimet që paguajnë interes (kamatë) ose marrin fitim prej alkoolit, duhanit, mishit të derrit, bixhozit apo armëve.
 
Bankimi Islam kryesisht është i koncentruar në Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore, por është duke e bërë rrugëtimin e tij edhe në Europë dhe SHBA, tha Abdel Karim, dhe kërkoj në rritjen e financave islame, pasiqë kontot e muslimanëve përbëjn 1.6 miliard ose 25 përqind të popullsisë botërore.
 
Por Abdel Karim tha se vetëm një bankë Islame në botë, ajo e Al-Rajhi Bank dhe investime Corp. në Arabinë Saudite, ka kapital më shumë se $500 miliard dhe 10 banka tjera me më shumë se $200 miliard.
 
“Bankat Islame duhet ta kuptojnë se mbetja të vegjël nuk do të ndihmoj. Ato duhet të rriten, të bëhen konkuruese në treg për shkallë më të mirë të ekonomisë dhe të jenë të aftë në marrjen sipër të projekteve të mëdha”, tha ai.
 
Abdel Karimi po ashtu e mirëpriti planin e Këshillit Gjeneral për banka Islame dhe institucioneve financiare për themelimin e një $1 miliard mega banke Islame, duke shtuar se ajo do te ndihmojë në nxitjen e aksionit industrial në tregun ndërkombëtar të sistemit financiar.
 
Bahraini, Katari, Dubai dhe Malajzia konsiderohen si vende të mundshme të fillimit.
Artikulli paraprakRusia ul normën bazë të interesit
Artikulli tjetërEkonomia Islame dhe vendi i Institucionit Suprem të Auditimit