‘Pestova’ shpallet “Krijuesit e shekullit” të Evropës Juglindore

Pestova SHPK nga Vushtria fitoi çmimin special “Krijuesit e shekullit” për kontributin e saj në zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore për vitin 2014
 
Në periudhën prej njëzet muajsh (01.06.2013 deri 31.01.2015), bazuar në kritere të qarta dhe transparente, janë kryer procedurat për nominim të kandidatëve për dhënien e çmimeve për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore.
 
Prej 340 kandidatëve nga nëntë shtete (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Serbia, Sllovenia dhe Suedia), Komiteti Ndërkombëtar i Pavarur për çmime dhe vlerësime, i përbërë nga ekspertë të ekonomisë, marketingut, menaxhimit dhe sipërmarrësisë, mori vendimin për dhënien e çmimit “Krijues i Shekullit” për PESTOVA SHPK, për zhvillimin e ideve, inovacionit dhe investimit në ndërmarrësi në Evropën Juglindore.
 
Objektivi kryesor i Projektit “Krijuesit e Shekullit” është vlerësimi publik i më meritorëve, organizatave dhe institucioneve që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore, si dhe për të tërhequr vëmendjen e publikut për udhëheqësit e së nesërmes të cilët përmes punës, guximit, largpamësisë, kreativitet dhe përsosmërisë operative, janë themel dhe nxitësi kryesor i progresit në komunitetet ku jetojnë dhe natyrisht krijues të zhvillimit të shekullit të ri.
 
Ceremonia zyrtare e dhënies së shpërblimeve është mbajtur në Dubrovnik me 26, 27 dhe 28 mars 2015 ndërsa çmimin “Krijuesi i shekullit” Kompania Pestova do ta pranon nga anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Pavarur për çmime dhe vlerësime të cilët do ta vizitojnë Kompaninë me datën 22 prill 2015, në Pestovë.
 
Delegacioni do të jetë i përbërë nga: – Ph.D. Biljana Sekulovska-Gaber, anëtare e Komisionit “Krijuesit e shekullit”; – Prof. dr Jugosllav Joviçiç, anëtar i Komisionit “Krijuesit e shekullit”; – Z. Vinko M. Ćuro, Presidentit i Forumit të Biznesit Ndërkombëtar PERSPEKTIVAT Sarajevë / Dubrovnik; – Z. Dragan Petroviq, drejtor INDUCO Ltd Beograd. Prezent me këtë rast do të jenë edhe përfaqësues shtetëror të qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe të organizatave ndërkombëtare prezente në Kosovë.  kohaislame
 
Artikulli paraprakInvestitori italia po rrezikohet edhe nga shteti
Artikulli tjetërKosovë: Rezerva e naftës nuk janë të mjaftueshme