Investimet në sektorin e bujqësisë, rruga më e mirë për zhvillim

Investimet në sektorin e bujqësisë shihen si rruga më e mirë për ta zhvilluar vendin ekonomikisht.
 
Mbështetje të plotë për këtë sektor, nëpërmjet të cilit do të tejkaloheshin problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë, ka dhënë Komisioni Evropian, raporton KTV.
 
“Unë dëgjova për prioritetet që ka Qeveria e Kosovës, siç janë : punësimi, bujqësia, energjia, edukimi për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës. Prioritet e kësaj Qeverie janë edhe prioritet tona, për çka do ta keni mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian”, ka thënë Përfaqësues i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
 
Nikoqiri i kësaj punëtorie, ambasadori italian, tha që shteti i tij dhe Kosova duhet ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë.
 
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshme bujqësore, por sfidë e bujqve mbeten kamatat e larta të kredive nga bankat komerciale. kohaislame
Artikulli paraprakKosova, e dyta me tarifat më të ulëta të energjisë elektrike në BE
Artikulli tjetërQumështarët Kundër Importit të Qumështit Pluhur në Kosovë