Çmimi i naftës Brent bie ndjeshëm pas marrëveshjes me Iranin

Çmimi i blerjes në bursa të naftës së papërpunuar të tipit “Brent ka rënë ndjeshëm pas arritjes së marrëveshjes kornizë për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
 
Pas arritjes së marrëveshjes kornizë për çështjen e programit bërthamor të Iranit, çmimi i një fuçie të Brent naftës së papërpunuar (vaj me cilësi të lartë që plotëson kriteret më të rrepta të standardeve mjedisore) ra ndjeshëm me 3.8 për qind dhe tani kushton 55 dollarë.
Gjatë ditës së enjte çmimi i naftës së papërpunuar u rrit nga 56,66 dollarë në 57,25 dollarë, por pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë për programin bërthamor ndërmjet Iranit dhe grupit 5+1 ka arritur çmimin më të ulët në dy javët e fundit dhe tani ajo është 53,97 dollarë. Analistët besojnë se lejimi i eksportit të naftës në Iran, ka ndikuar në çmimet e reja. Ata shtojnë se është e mundshme rritja e çmimeve të naftës në 57,9 deri 58,7 dollarë.
Çmimi i llojeve të naftës së papërpunuar WTI, e cila prodhohet në perëndim të shtetit federal të Teksasit, regjistroi një rënie prej 1,9 për qind dhe tani kushton 49,14 dollarë. 
 
Artikulli paraprakTurqia rrit objektivat e kërkimit të burimeve të energjisë
Artikulli tjetërRusia merr presidencën e BRICS, prioritet ndërveprimi strategjik