Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka mbajtur takimin e parë konstituiv me Grupin këshillëdhënës për tatime dhe dogana.
Hoti në këtë takim bëri të ditur se ky Grup, është themeluar për shkak se ligji i Administratës Tatimore të Kosovës nga 1 janari e ka shpërbërë Bordin e Pavarur për Shqyrtime.
Grupi ka për qëllim që të pranoj në formë të shkruar të gjitha shqetësimet e bizneseve dhe t’i shqyrtoj ato me kujdes të veçantë në baza ditore.
Gjithashtu dhe do të këshillojë drejtpërdrejtë ministrin për veprimet që duhet të ndërmarr lidhur me këto shqetësime.
Grupi këshillëdhënës përbëhet nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Departamenti Ligjor i ATK-së, Departamenti Ligjor i Doganave, një ekspert i pavarur dhe një përfaqësues nga komuniteti i biznesit.
Ndërsa udhëheqës i këtij grupi është Florin Peci – këshilltar i ministrit Avdullah Hoti.
Në mbështetje teknike të këtij grupi, për të pranuar fillimisht shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës për tatime dhe dogana do të jetë Divizioni Administrativ i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime./Tribuna/./kohaislame